vipa
driloni com
vala – old
Fillimi / Kultura / Angela Carabone: Është një qiell që na bashkon, një diell që na ngroh, një gjuhë që flasim, një tokë që është Nëna jonë
Angela Carabone: Është një qiell që na bashkon, një diell që na ngroh, një gjuhë që flasim, një tokë që është Nëna jonë

Angela Carabone: Është një qiell që na bashkon, një diell që na ngroh, një gjuhë që flasim, një tokë që është Nëna jonë

Udhëtimi në Shqipëri për mua ka qenë më i rëndësishmi i jetës time. Kur mora vesh për ftesën, zemra ime u mbush me gëzim, isha e lumtur e mbi të gjitha mjaft e  emocionuar. Të shihja tokën e të parëve tanë, të vizitoja Kështjellën e Skënderbeut, të flisja me njerëzit e atij vendi, të shikoja malet… prandaj kjo më ndihmoi të kisha një përfytyrim të gjithë asaj  që e kisha imagjinuar, që kur isha e vogël. Këto që kam shkruar kanë buruar  nga zemra dhe janë emocionet që kam përjetuar atje.

 Të përpiqemi të imagjinojmë një familje të madhe, që në rrethana të vështira janë ndarë gjeografikisht, për më shume se pesë shekuj. Deri atë ditë nuk e njihnin njëri-tjetrin, nuk kanë pasur mundësi të flasin, t’i hidheshin njëri-tjetrit në përqafim, nuk kanë pasur mundësi të shkëmbejnë buzëqeshje. Megjithëkëtë, në venat e tyre ata kanë të njëjtin gjak dhe dëshirën për të dëgjuar rrahjet e zemrave të tyre.

 Udhëtimi ynë në Shqipëri, ishte sikur rikthimi i paraardhësve tanë, që i lanë shtëpitë e tyre e që kishin ikur në Itali, për të kërkuar strehë, por ata na i lanë gjuhën dhe traditat, të cilat edhe sot ne  i ruajmë. Çdo përqafim që kemi shkëmbyer, na ka dhënë shumë emocione, duket se ka shkuar drejt në zemër. Njerëzit na buzëqeshnin, na ndalonin në rrugë për të bërë fotografi. Njerëzit prapa dritareve të bareve na përshëndesnin me duar në zemër.

 Ne përjetuam emocione së bashku, shkëmbyem informacione, kërcyem së bashku dhe së bashku, festuam. “Është një qiell që na bashkon, një diell që na ngroh, një gjuhë që flasim ne dhe një tokë që është nëna jonë“.  Familja është bashkuar dhe tani askush nuk mund ta ndajë atë. Populli shqiptar është i fortë dhe atdhedashës. Bëjnë mirë të tjerët, të na trajtojnë mirë e jo të na sulmojnë si ujku, se motori i forcës sonë është dashuria dhe se as lufta, as distanca gjeografike nuk na hedhin poshtë. Ne u kthyem në Itali “me një lotë çë pikon si arë” ( me një lot që pikon si ar). Kjo nuk është më një ndarje vëllazërore, por vetëm një përshëndetje: Mirupafshim!

Paola Napolitane: Sa herë që shkojmë në Shqipëri ndihemi sikur po shkojmë në shtëpi
Paola Napolitane

Paola Napolitane: Sa herë që shkojmë në Shqipëri ndihemi sikur po shkojmë në shtëpi

Nuk ka se si të shkruajë njeriu më mirë, me lot në sy e me mall, dashuri e përkushtim për mëmëdheun.

Sa herë që shkojmë në Shqipëri ndihemi sikur po shkojmë në shtëpi… emocionet e forta, që i kam ndjerë janë të papërshkueshme. Lidhja është e fortë. Pas shumë shekujsh ndarje me vëllezërit dhe motrat shqiptare  përqafohemi,  qajmë e na  dridhen duart… Sytë e mbushur me lot rreth varrit (të Skënderbeut) apo rreth kështjellës  së tij të lashtë, tregojnë një dashuri të thellë, një lidhje që ai nuk do të vdes kurrë. Është vetëm një lamtumirë. Së shpejti, nënë Shqipëri….

(Këtë shënim e ka shkruar, arbëreshja, Paola Napolitane me rastin e vizitës në Shqipëri me arbëreshët e tjerë, në prill të vitit 2017).

Këto janë rrëfimet e dy motrave tona të respektuara e të dashura arbëreshe: Angela Carabone dhe Paola Napolitane, të cilat kanë rrëfyer e kanë shkruar  me tëra ato emocione që kishin përjetuar me rastin e vizitës që  i bënë Shqipërisë,  atdheut të gjysh-stërgjyshërve, në prill të vitit 2017. ( Isuf Ismaili)

Kontrolloni gjithashtu

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Ç’ është Kushtetuta për ne

(Shkruar në dhjetëvjetorin e parë të Kushtetutës)   Ligji themelor i shtetit tonë, kush di ...