Berisha: Dogana rritë të hyrat për 3.4 përqind më shumë se një vit më parë

Berisha: Dogana rritë të hyrat për 3.4 përqind më shumë se një vit më parë

Dogana e Kosovës përkundër ndikimeve të shumta fiskale, Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe ndryshimeve të taksave doganore, ka arritur që për pesë muaj të këtij viti të tejkalojë të hyrat doganore. Nga janari i këtij viti deri në qershor, ka realizuar të hyra 466 milionë euro apo rreth 16 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Këto i ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha. Ai një intervistë për KosovaPress, ka thënë se me këtë trend do të arrijnë të përmbushin projeksionet e Qeverisë që e kanë mbi 1.1 miliard euro. “Të dhënat flasin se për periudhën e njëjtë të këtij viti krahasuar me vitin paraprak, ne kemi një rritje prej 16 milionë euro deri tani. Nëse e marrim me përqindje është 3.40 përqind, ndërsa, në shifra nominale dogana ka grumbulluar deri me datën 22 qershor, 466 milionë euro që në vitin paraprak ka qenë 450 milionë euro. Normalisht është fillim i rritjes së tregtisë së përgjithshme në Kosovë, që ka ndikuar në të hyrat e përgjithshme, ka ndikuar luftimi i ekonomisë jo formale, i kontrabandës edhe ngritja e kapaciteteve në luftimin e keqpërdorimin e mundshme nga ana e bizneseve. Tek disa biznese jo në përgjithësi të dokumentacioneve të dyfishta”, tha Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …