Edhe 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e 1665 personave të zhdukur

Edhe 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e 1665 personave të zhdukur

Edhe 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë ende vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1665 personave të zhdukur. Përpjekjet e fundit ishin ditë më parë në Kizhevak të Serbisë, por që rezultuan pa sukses. Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, ka thënë për se të pagjeturit mbeten peng i Serbisë. Ai ka theksuar se janë edhe disa lokacione të reja si të dyshuara, por për t’u kontrolluar pritet urdhëresa e prokurorit për krime lufte në Serbi. “Në çdo takim pala kosovare insiston që të rishikohen vendet të cilat ne veç i kemi të dyshimta, të cilat shpesh janë kontrolluar, por nuk është lejuar ndoshta në afërsi të kontrollohet, por ato do të mbesin si kërkesa tonat të cilat ne do të insistojmë që t’i kontrollojmë edhe ato vende për të cilat ne dimë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …