Brickos

Hashim Thaci

Hashim Thaçi: Ideja për pajisje me pasaportë të Shqipërisë të shqiptarëve të Kosovës është e drejtë kushtetuese e Shqipërisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij për pajisje me pasaportë të Shqipërisë të shqiptarëve të Kosovës është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e tyre dhe obligim kushtetues i Shqipërisë. Në një intervistë për DW, ai kërkesën e tij nuk e ka quajtur presion, por kërkesë fisnike dhe humane, duke bërë thirrje që Shqipëria të sillet përgjegjshëm, për t’ua lehtësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Shengen. “Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë”.

“Ne duhet të jemi realistë, të gjithë njerëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithë kanë pasaporta shqiptare dhe në të njëjtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë. Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomta. Prandaj, Shqipëria  mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …