Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Arrestimet e tilla janë të papranueshme për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se arrestimet sikur ky i drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi nga Policia e Serbisë është i papranueshëm për Kosovën. Ministria është marrë me këtë rast dhe kanë dhënë maksimumin derisa e ka cilësuar si të papranueshëm. Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe është e papranueshme që Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim të shtetasve tanë. Do ta japim maksimumin që ta zgjidhim këtë çështje, theksoi në mes tjerash ministri I Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …