Hysni Gashi

Hysni Gashi: Edi Rama ose njeriu që rizgjoi antikombëtarët

Mjaftoi një fjalim 5 minuta i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të rizgjohen antikombëtarët dhe antishqiptarët. Propozimi për një president të përbashkët, për një diplomaci të përbashkët dhe për një siguri të përbashkët nga politikani largpamës, Edi Rama, sikur i rizgjoi nga varret ata që gjatë gjithë jetës së tyre, të etërve të tyre dhe të babagjyshave të tyre jetonin dhe punonin kundër kombit shqiptar.

Mos të harrojmë se është po kjo Kosove, që ka nënshkruar një marrëveshje për stabilizim-asocim me BE-në. Pranimi-integrimi në BE do të thotë edhe dorëzim i një pjese të sovranitetit të shtetit ose ndarje e sovranitetit me BE-në… Atëherë, pse qenka e papranueshme që kjo pjesë e sovranitetit, para se të dorëzohet në një bashkim shtetesh (BE), të dorëzohet-shkrihet me brenda kombit shqiptar?!

Edi Rama nuk tha as më shumë dhe as më pak se sa ia lejon dhe e detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila është gardian i mbrojtjes dhe përfaqësimit të shqiptareve kudo që janë. Edi Rama nuk tha asgjë me shumë se sa ka thënë gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike dhe qeverisëse: integrimi i natyrshëm ndërshqiptar. Ai nuk kërkoi që të zhbëhet shteti i Kosovës! Përkundrazi, ai tha që të fuqizohet shteti i Kosovës dhe kombi si shqiponja jonë dy krenare.

E di se shkurtpamësit, hyzmeqarët e interesave serbe dhe antikombëtaret e të gjitha llojeve janë rizgjuar! Ata po financohen dhe mbështeten nga Beogradi, Athina, Moska e qendra tjera antishqiptare! Por, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç është bërë realitet ëndrra për një Kosovë të pavarur do të bëhet realitet edhe bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë qoftë në një shtet të vetëm, qoftë në një konfederatë shqiptare apo forma tjera të bashkimit të kombit tonë.

Kështu, si janë zgjuar kundër Edi Ramës sot, ishin zgjuar edhe disa analistë para një viti kundër Tij! Por, Edi me një përballje të vetme i patë “eliminuar” madje edhe nga jeta publike e mediale!  Kështu do ta pësonte secili që zgjohet kundër tij, dhe, a e dini pse? Sepse ai ka shumë të drejtë!

Ne duhet të punojmë për Kosovën që ta bëjmë shtet të fuqishëm, ndërsa largpamësin e shqiptareve të bashkuar nuk mund ta shuaj askush sepse, bashkimi është në shpirtërat dhe gjakrat tanë. EDI RAMA shembi ëndrrat për një tjetërsim të kombit shqiptar dhe kjo shembje nuk e ka burimin në fjalimin e tij 5-minuta, por në Kushtetutën shqiptare dhe në Historinë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …