Brickos

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Nuk vriten shkronjat

Ato u linden në gjak

, u rritën në flakë;

ditëve me acar

bashkuan rrokje e fjalë,

fjalët n’periudha shpaluan histori,

gjuhë e flamur deri në lashtësi.

Shkronjat e përgjakura nuk vriten në abetare,

këngê me to populli

thur edhe ndër varre…

 

NË UDHËN E SHKRONJAVE

(Protestës gjithëpopullore për shkollën shqipe)

 

Fshatra e qytete gumëzhijnë sikur bletë,

lumi i njerëzve shndërrohet në det;

armiku n’ pancir si qyqe u step,

tek dyert e shkollave të rinj e pleq.

Ballëpërballë mamuthëve,

nxënës, studentë e mësues ,

rrahjes as vdekjes

s’i trembet askush;

plakave prej gëzimit

si shiu u rrjedhin lot

për UDHËN E SHKRONJAVE

që s’ braktiset dot !!!

 

RRUGA E QËNDRESËS BUKURINË TA SHTOI

 

(Ish-nxënëses sime, Sabrie Rrusta, të cilës në protestën

për shkollën shqipe, në nëntor të 1992-ës milicia serbe ia preu veshin.)

 

Etja sllave me vrushkujt mesjetarë,

veshin ta kuqëloi e trupi t’u bë valë,

loti në mjekër ta zuri lotin,

klithmat prej goje t’i nxori populli.

Dhembjet në këngë t’i shndërroi,

rruga e qëndresës bukurinë ta shtoi.

Gjaku arbëror ta rriti shtatin,

ethat e vdekjes e mposhteën xhelatin.

Si bisha e mundur mori vrapin…

RRUGA E SHKRONJAVE e vazhdoi

shtegëtimin,

odave shqiptare ua shtoi guximin.

 

PSE QAN HANKO HALA

Në një skaj dhome
qan Hanko Halla.
Me befasi i afrohet Lala !
Ç’ ke mori loke që qan e dënesë ?!
Mezi ia kthen Halla : ” prita e mos pafasha
si këtë ditë të zezë !
U tradhëtuan Jasharët me qindra e mijëra të tjerë ,
që dimrin e robërisë donin të na bënin pranverë.
Sot përpara varreve pa u skuqur në fytyrë,
edhe ata që shpinën gjakut e lirisë ua kanë kthy
dëshmorëve të atdheut “u këndojnë lavdi ” !

J.Z. 6 mars 2018

U NA SOLLI POLITIKA
Politika jonë si askund tjetër,
Kushteutën e vendit e sheh veç si letër.
Si letër bixhozi moti e përdor,
përton ta lexojë i gjori doktor,
lufta e zuri me  tetë vjet shkollë.
E mjera Hanko Halla ,
për vendin kush i prinë,
tek Lista Serbe kërkon shpëtim !!!

J.Z. 3 mars 2018

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …