Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Dezinformimet e stilit të UDB-së lidhur me Legjendarin, Adem Jashari

Lexova edhe nje shkrim “xhevahir” te stilit udbesk nga nje kalemxhi i LDK-se (i krahut pro jugosllav!). Ky fare kalemxhiu me shkollen jugotitiste (gojekeqinjte thone qe e ka edhe shkollen e UDB-se!) leshoi edhe nje tullumbace (dezinformate) ne nje dite te perzgjedhur: ne njezetevjetorin e renies heroike te Komandantit Legjendar dhe Familjes JASHARI! Kalemxhiu me majen e mprehur te lapsit ne punishtet jugoudbeske paska shkruar-dezinformuar (sigurisht te painformuarit dhe ata qe duan te genjehen!) se Adem Jashari veprimtarine e Tij kombetare e paska filluar me LDK-ne, ndersa pergatitjen ushtarake me “marreveshjen” qe paska pas ber kryetari historik i LDK-se, Rugova, me shtetin shqiptar ne kohen e Ramiz Alise! Lexuesi i vemendshem e kupton edhe nga shkrimi i ketij kalemxhiu jugotitist se kjo eshte nje e pavertete e madhe, nje genjeshter me bisht!

Adem Jashari ka qene anetar i LPK-se (Keshilli i Prekazit te Poshtem) qe nga viti 1985! Te gjitha dokumentet arkivore dhe faktet tjera deshmojne se nisma dhe kerkesa per stervitje ushtarake ishte e LPK-se, atehere LPRK. Ishin drejtuesit e LPRK-se qe kishin kerkuar e ishin takuar me Ramiz Aline dhe ishin marre vesh per domosdoshmerine e organizimit te stervitjeve ushtarake per djemte e pjeses se pushtuar te Shqiperise, jo vetem per krahinen e Kosoves shqiptare me kufijte e imponuar nga Beogradi. Sot nuk eshte fshehtesi se Adem Jashari dhe shume te tjere ishin organizuar dhe derguar per stervitje udhtarake nga LPRK-ja… Eshte perziere edhe dikush nga LDK-ja (pa dijen e Rugoves) dhe ka rezultuar me dekonspirim e denoncim!…

Kryetari i Republikes se Shqiperise, Ramiz Alia, me deshiren qe ta perfshinte edhe LDK-ne ne kete marreveshje qe kishte ber me LPRK-ne, e kishte ftuar edhe Rugoven ne Tirane, per t’ia ber me dije se Kosova shqiptare dhe krahinate tjera te pushtuara te Shqiperise nuk mund te çliroheshin me dialog, mirekuptim, marreveshje e lutje me pushtuesit. Rugova sigurisht qe nuk ishte pajtuar per pergatitje ushtarake dhe lufte te armatosur kunder pushtueseve. Nuk ishte pajtuar dhe nuk u pajtua asnjehere, sepse nuk besonte ne fuqite dhe mundesite e kombit shqiptar pet Lufte te Armatosur Çlirimtare. Ky nuk eshte kurrefare sekreti. Percaktimi dhe angazhimi i tij dhe i krahut jugotitist te LDK-se per dialog, mirekuptim, bashkepunim e marreveshje me Serbine pushtuese per nje Kosove (pa viset tjera shqiptare!) me nje autonomi kulturore (nese do te lejonte Serbia edhe politike!) ishte publik dhe i dokumentuar. Shikoni marreveshjen qe ka nenshkruar Rugova me Slobodan Milosheviçin, me ndermjetesim te shoqerise kristiane, “Shën Egjidio”, por edhe marreveshjen e nenshkruar me Milutinoviçin, ne prill te vitit 1999!! Gjurmoni sa te doni dhe ku te doni ju kalemxhinjte jugotitiste, por kurre nuk do te gjeni nje te vertete tjeter per percaktimin politik e kombetar te Rugoves dhe te krahut te LDK-se, qe perfaqesoheje nga ai! Madje, arkivat mund te mbajne nje te vertete edhe me te hidhur se kjo qe thash une! Jo, se eshte deshire e imja, jo se ishte deshire e ndonje shqiptari, aq me pak deshire e LPK-se! Ne e deshironim nje LDK dhe çdo force tjeter politike tjeter te percaktuar, te angazhuar e te organizuar shqiptarisht dhe aktivisht kunder pushtuesve. Ky ishte interes madhor i pjeses se pushtuar te Shqiperise dhe e mbare kombit.

E verteta eshte se edhe vete LPRK-ja kishte kerkuar kontakte me Rugoven dhe ishte perpjekur ta terhiqte LDK-ne dhe çdo force tjeter politike ne veprimtarine çlirimtare. Koha tregoi, posaçerisht guri me i madh i proves,-LUFTA,- se Rugova dhe krahu qe perfaqesonte ai ne LDK nuk mund te shkuleshin nga istikamet e dialogut, mirekuptimit, bashkepunimit dhe shpreses per marreveshje me Serbine pushtuese! Dihet qe ka patur nisma dhe perpjekje edhe nga SHBA-te dhe miqte tjere per ta shkulur Rugoven nga keto istikame… Por, pa sukses!

Perpjekjet e ndonje kalemxhiu jugotitist per t’i dhene publikut vendor nje Rugove tjeter nga ai qe e njohu bota dhe qe nuk e mohoi kurre per te gjalle as vete ai, eshte pak me shume se mjerim intelektual, qytetar e politik!…

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. …