vala – old
muqa 900
mbpzhr
driloni com
vipa
Fillimi / Lajmet / Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Myrtaj” në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës
Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Myrtaj” në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Myrtaj” në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës

Në kuadër të realizimit të projekteve të shumta kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Myrtaj” në fshatin Jashanicë të Klinës. Me ketë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka qenë në vend punishte, ka thënë se nga sot ky shirit rrugor do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj lagje dhe gjithë fshatit për lëvizje me të lehtë si dhe lidhje me të shpejt me qendrën. “ Përmes rregullimit të këtyre rrugëve, ne jemi duke bërë lidhjen e lagjeve me rrugën kryesore, pasi tashmë asnjë fshat i Komunës së Klinës, nuk është pa rrugë të asfaltuara”, u ka thënë banorëve të Jashanicës, kryetari Bashota. Kjo rrugë është e gjatë 1.3 km dhe do të kushtoi 67 mijë euro. Në ketë fshat është paraparë asfaltimi i të gjitha rrugëve nëpër lagje.​