Karvani i homazheve me rastin e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit” -2018 në Iliridë

Karvani i homazheve me rastin e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit” -2018 në Iliridë

Shoqëria Kulturoro-artistike “Lulet e Malësisë”, bashkë më Shoqatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Shoqëria “Lëvizja”, do të organizojnë karvanin e homazheve me rastin e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit” – 2018. Homazhet do të fillojnë më datën 16 janar 2018 ditë e marte.

Në Kërçovë nga ora 12:00

Nderime të Kompleksi Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz, homazhe të vend-prehjet e atdhetarëve dhe dëshmorëve të atdheut: Medin Emini (Zajaz), Gafurr Zendeli (Llaxhe), Abedin Hyseni (Zajaz), Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu (Kollarë). Për të përmbyllur në këtë mënyrë homazhet në rrethin e Kërçovës me nderime tek pllaka e tre heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka në Kollarë.

Strugë nga ora 14:00

Nderime të vend-prehjet e atdhetarëve dhe dëshmorëve të atdheut: Kadri Labënishti (Ladrorishtë), Gëzim Kaleci dhe Naser Hani (Veleshtë), Nuri Mazari, Islam Veliu dhe Rafajet Dervishi (Delgozhdë).

Kumanovë nga ora 14:00

Nderime dhe homazhe të Kompleksi Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”- Sllupçan, të Kompleksi Memorial në Vaksincë, të shtatorja e dëshmorit të atdheut Ismet Jashari (Orizare), Mateç, duke i përmbyllur homazhet dhe nderimet të vend-prehjet e atdhetarit Bajrush Xhemaili dhe dëshmorit Arif Seferi në Kumanovë.

Shkup nga ora 14:00

Nderime tek Kompleksi memorial “Varrezat e Dëshmorëve” – Haraçin dhe në Lybeten.

Tetovë nga ora 14:00

Nderime dhe homazhe të Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Atdheut” – Teqja si dhe tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët dhe Martirët e Atdheut” – Përroj.

Ndërsa homazhet dhe nderimet në anën e Gostivarit do të bëhen me 14 janar 2018 duke filluar me nderim-përkujtime tek vend-prehjet e atdhetarëve, veprimtarëve, dëshmorëve, martirëve, e veteranëve: Naser Veliu, Avni Elmazi, Islami Memedi “Fusheku”, Minip Emrullahi, Xhevat Amzi, Sefedin Bilalli, Hisë Fazliu, Imergjat Islami, Xhemil Islami, Sefer Selimi, Selim Asllani, Milaim Dauti, Shpend Iseni, Nazmi Saliu, Afet Xhelili, Eshref Jashari, Enver Xhaferi, Irfan Islami, Xhezair Miftari, Valdeta Fejzullahi, Imran Limani, Nexhat Mislimi, Shani Mustafi, Jetmir Goromani, Esat Sallai, Refik Ilazi dhe Naser Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …