leoni

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të jetë aktive në lobimin kundër interesave të vendit tonë

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të jetë aktive në lobimin kundër interesave të vendit tonë

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të jetë aktive në pengimin e zhvillimit të Kosovës, në përpjekjen e saj për ta dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës, si në lobimin kundër interesave të vendit tonë.  Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot ku e ashtuquajtura Dioqezë Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe ka reaguar lidhur me fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës magjistrale që lidh Kosovën me Malin e Zi, nga Deçani deri në Plavë. Kjo Dioqezë i ka njoftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, OSBE dhe KFOR-it se Qeveria e Kosovës i ka filluar “jashtëligjshëm” punimet në rrugën magjistrale Deçan-Plavë dhe në zonën e mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit. Në njoftimin e tyre, thuhet se ndërtimi i këtyre rrugëve në zonën e mbrojtur është e ndaluar rreptësisht me Ligjin për Zonat Speciale të Mbrojtura që e ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

Sipas tyre, zonën e mbrojtur sot e kanë vizituar edhe përfaqësuesit e OSBE-së të ekipit monitorues dhe kanë evidentuar shkeljet që ekskavatorët po i sjellin ambientit që përveç se është zonë e mbrojtur është edhe hapësirë që i takon Parkut Kombëtare të Bjeshkëve të Nemuna. Ata tonë se për rrugën Deçan-Plavë disa herë është diskutuar në mbledhjet e Komisionit për mbrojtjen e zonës të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së, ministrat kosovarë të Ambientit dhe të Kulturës, si dhe përfaqësuesi i Dioqezës. Më 24 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë mbajtur ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë. Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Deçanit kanë thënë se ndërtimi i kësaj rrugë absolutisht nuk e prek zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …