Brickos

Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli kërkon që Demarkacioni me Malin e Zi të miratohet sa më shpejt

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka folur për transformimin pozitiv dhe arritjet e bëra nga shteti i Kosovës, demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe. Ai tha se për 9 vite shtet kemi bërë shumë hapa të rëndësishëm, në drejtim të funksionimit normal të një shteti. Sa i përket demarkacionit, Veseli tha se Mali i Zi është një ndër shtetet e para që na ka njohur dhe kemi  marrëdhënie pozitive sepse  jemi përcaktuar për të respektuar sovranitetin territorial të fqinjëve tanë, ashtu si kemi bërë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Kufiri me Malin e Zi është një realitet që duhet pranuar dhe respektuar, demarkacioni me ta duhet të kalojë sa më shpejt. Ai foli gjithashtu edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky proces nuk do të sjellë bosnjëzim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …