Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban fjalën, nis jetësimin e projektit çdo familje nga një të punësuar

Kryetari i NS, Fatmir Limaj mban fjalën, nis jetësimin e projektit çdo familje nga një të punësuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ishte zotuar gjatë fushatës së me Nismën në qeveri do të bënte të mundur që çdo familje në Kosovë të ketë nga së paku një anëtar të punësuar. E, ky projekt ka nisur të zbatohet edhe në praktikë. Zëvendëskryeministri Limaj bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica kanë nisur takimet me familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale në të gjitha komunat. Limaj po synon që së paku nga një anëtar të familjeve në skemën sociale t’i përfshijnë në masat aktive të tregut të punës. Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do t’i ofrohet mundësia për të punësuar secilës familje së paku nga një anëtar. Për të arritur këtë mision, Limaj ka kërkuar bashkëpunimin edhe të familjeve që janë në asistencë sociale.

Sipas Limajt, Ministria e Punës ka bërë disa plane dhe po punon në disa drejtime në bashkëpunim me komunat për të hapur vende të reja të punës, në të njëjtën kohë ai ka bërë me dije se janë në kontakt edhe me shtetet mike për të arritur marrëveshje për punësim sezonal. Ai ka thënë se shteti nuk ka kapacitet për të rritur ndihmën sociale aq sa kanë nevojë familjet që marrin këtë ndihmë.  Ndërkaq ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se kanë zgjedhur Therandën për të nisur këtë projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies sociale. Pas Therandës Limaj e Reçica do të mbajnë një takim edhe me familjet me asistencë sociale në komunën e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …