Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot  në orën 16:00, një seancë ku pikë e vetme e  rendit të ditës do të jetë miratimi i  demarkacionit me Malin e Zi – Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Partitë politike kanë deklaruar ditëve të fundit se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e nënshkruar në vitin  2015 mes dy kryeministrave dhe e cila ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës disa herë, tashmë i ka gjasat shumë të mëdha për t’u miratuar, meqë konsiderohet se do të arrihet numri prej 80 deputetëve sa janë të nevojshëm për miratimin e këtij Projektligji.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …