Lidhur me Projektligjin për buxhet për vitin 2018 raportuan ministrat: Kujtim Gashi dhe Shyqyri Bytyçi

Lidhur me Projektligjin për buxhet për vitin 2018 raportuan ministrat: Kujtim Gashi dhe Shyqyri Bytyçi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e radhës, të drejtuar nga kryetari, Ismajl Kurteshi. Në këtë takim është shqyrtuar Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, ku të ftuar ishin dy ministrat e linjës. Në pjesën e parë të mbledhjes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë prezantimit të tij, tha se këtë vit ministria që ai drejton ka rritje të buxhetit prej 17 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Ai tha se planet për këtë  ministri kërkojnë më shumë buxhet për realizimin e projekteve, andaj edhe kërkoi rritje shtesë, lidhur me mbulimin e pagave për krijues dhe performues.

Prioritet, sipas ministrit Gashit, i është dhënë themelimit të një grupi punues për hartimin e strategjisë për rini, si dhe krijimit të një fondi rinor. Po ashtu, Gashi theksoi rëndësinë e krijimit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore , i cili do t’i mbikëqyrte të gjitha monumentet dhe asetet kulturore.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje lidhur me çështjen e teatrit, investimeve kapitale për renovimin e stadiumeve etj., në të cilat ministri dha sqarimet e tij.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, para anëtarëve të komisionit prezantoi në mënyrë të përgjithshme linjat buxhetore për vitin 2018. Ai tha se ministria që ai drejton, ka një buxhet në rritje përafërsisht prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Bytyqit, me këtë  buxheti të ndarë nga qeveria, arsimi nuk është prioritet as këtë vit.

Ministri Bytyqi, iu referua në vija të trasha linjave të ndara buxhetore. Ai bëri të ditur se buxheti i miratuar në parim për vitin 2018 për sektorët që ai udhëheq, është mbi 54 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …