Brickos

Ulrike

Lunaçek: Kosova është i vetmi vend në Ballkan që shtetasve të saj nuk u lejohet lëvizja e lirë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek pasi ka uruar qytetarët e vendit tonë për Ditën e Pavarësisë, ajo ka përkujtuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që shtetasve të saj nuk u lejohet lëvizja e lirë për në Bashkimin Evropian. Kjo situatë anormale duhet të ndryshojë shpejtë në mënyrë që qytetarët të mos ndjehen më “të mbyllur”. Është koha që edhe qytetarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë për të vizituar miqtë dhe familjen në BE për tre muaj. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka shtuar më tutje se korrupsioni është ende i përhapur dhe lufta kundër korrupsionit është tashmë një çështje qe duhet merret seriozisht. Ajo u bëri thirrje qeveritarëve për të marrë hapa konkretë për të luftuar në mënyrë më efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe në radhët e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …