Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi është nisur për Gjermani të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryetari Hashim Thaçi është ftuar nga ambasadori, Wolfgang Ischinger, të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në këtë konferencë janë ftuar për të marrë pjesë 500 liderë botërorë. Konferenca e Mynihut është shndërruar në një tubim të rëndësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar. Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë, kryetari Hashim Thaçi pritet të zhvilloj takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme të cilët do t’i njoftoj për agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës. Konferenca e Sigurisë në Mynih i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut. Konferenca do të filloj sot ( më 17 shkurt ) dhe do të zgjasë deri të dielën, më 19 shkurt 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …