Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, sot e ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, sot e ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, me ç’rast u takua me Drejtorin e përgjithshëm të AACK-së, Driton Gjonbalaj dhe stafin e AACK-së.  Ministri Lekaj duke e përgëzuar Gjonbalajn dhe stafin e AACK-së, tha se kjo agjenci duhet të avancoi në ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e përgjegjësive shtesë që i takojnë në fushën e aviacionit civil, si dhe në avancimin e resurseve profesionale, në mënyrë që edhe aty ku ka sfida, të tejkalohen me profesionalizëm dhe në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tonë. Lekaj ka treguar gatishmërinë e ministrisë që drejton, për përkrahje të parezervë kurdo që është e nevojshme dhe kurdo që kërkohet një gjë e tillë.

Ndërsa nikoqiri i këtij takimi, Drejtori i përgjithshëm i AACK-së, Driton Gjonbalaj, duke e falënderuar ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim të hapur dhe në funksion të harmonizimit të veprimeve mes dy autoriteteve, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për thellim të bashkëpunimit dhe veprimeve për anëtarësim të AACK-së në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil, si ai i ICAO-s, duke kërkuar edhe përkrahjen e ministrit Lekaj.

Drejtori Gjonbalaj me anë të një prezantimi e ka njoftuar ministrin Lekaj dhe bashkëpunëtorët e tij, rreth detyrave dhe përgjegjësive të agjencisë, e po ashtu edhe rreth objektivave që synohen të arrihen. Gjonbalaj e ka njoftuar Lekajn edhe për marrëveshjet e arritura mes tyre dhe agjencive simotra, si dhe për marrëveshjet që synohen të arrihen në të ardhmen, e që kanë ndikim pozitiv për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e hapësirës ajrore, si një proces ku ka ndërhyrje politike nga fqinji ynë verior, por u tha se ky proces nuk do të ndalet deri në normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës, sepse ka rëndësi për shtetin dhe qytetarët e vendit, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …