Ministrja Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane

Ministrja Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane

Ministrja Albena Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane. Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Nderkombëtare të Arkitekturës së Bienalës në Venedik, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj e konkretizoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane në Venedik – Itali. Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinjë në industritë krijuese.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rendësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale dhe nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se ky memorandum do të mundësojë mbajtjen e kurseve dhe marrjen e njohurive të studentëve kosovarë në këtë akademi elite në Evropë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur financiarisht ekipin e Kosovës, studentët kosovarë në pjesëmarrjen dhe prezantimin e veprave të tyre në ekspozitën e Bienales  së Venedikut, ekspozitë kjo me kontribute të përbashkëta të studentëve të arkitekturës, fëmijëve me probleme autizmi, nën logon e bashkëjetesës në mjediset urbane.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …