Në Ministrinë e FSK-së u mbajt Forumi i parë i nënoficerëve të lartë

Në Ministrinë e FSK-së u mbajt Forumi i parë i nënoficerëve të lartë

 Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet ,,Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’’ nën organizimin e MFSK-së  dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë etj. Punimet e  Forumit  i shpalli të hapura rreshter  majori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues  i forumit. Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së, si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe  kontributin e tyre gjatë zhvillimit  të punimeve  të forumit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …