KQZ-ja publikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Drenasit

Në zgjedhjet për kryetar të Drenasit asnjë kandidat nuk e ka fituar shumicën e duhur

KQZ-ja ka raportuar se  nga numërimi zyrtar i rreth 60 për qind të votave, ose të 45 nga 72 vendvotime, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka siguruar vendin e parë me  45,05 për qind të votave. Pas tij radhitet, Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 28,39 %. Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka marrë  12.15 % të votave. Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6.52 %. Ndërsa Bedri Nika mbetet i pesti me 4.98 %, Partia Fjala me 2 për qind. Është hera e parë në zgjedhjet e pas luftës që bastioni më i madh i PDK-së, Drenasi, të mos e arrijë fitoren në radhën e parë. Pavarësisht se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka shpallur fitoren, sipas të gjitha gjasave fituesin do ta përcaktojë balotazhi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …