vala – old
driloni com
vipa
Fillimi / Opinione / Nebih Rexhepi: Puçistët në Vetëvendosje si “Kali i Trojës”
Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Puçistët në Vetëvendosje si “Kali i Trojës”

Gurë-gurë bëhët muri. Mur-mur ndërtohët Kalaja. Në të kaluarën e lashtë qytetërimi ka jetuar nëpër kala, mirë të fortifikuara për mbrojtje nga armiqët. Por e vetmja mundësi për ti pushtuar ka qenë nga brenda, siq është pushtimi i Kalasë së Trojës…

Fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje  e krijoi Albin Kurti me disa të tjerë, dhe nga ky moment LVV-ja filloi të ndërtoi një kala politike, mjaftë të suksesshme, sidomos në zgjedhjet e fundit. Por, për të ardhur deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, ku i kishin vënë vetes sfida shumë dimensionale. Fillimisht ishte ajo kundër UNMIKUT, thuaja se të vetmit ishin këta që nuk i njihnin institucionet që vinin jashë Kosovës, e në veqanti edhe EULEXIN. Qëllimi i LVV ishte që kompetencat shtetërore ti ketë faktori politikë i Kosovës,pa marrë para syshë se cila parti do e kishte pushtetin. Mirëpo partitë politike, në vend se ta përkrahin këtë iniciativë të LVV, ato u rreshtuan kundër saj dhe duke e përkrahur fillimisht Unmikun e pastaj Eulexin. Por e keçja më e madhe e këtyre partive ishte se çdo demonstrat që bënte LVV kundër fillimisht kundër Unmikut, zbatonin masa të tepruara policore. Për veprimet e Unmikut dhe Eulexit, tanimë i dinë të gjithë.

Veprimin më të duhur LVV e bëri kur vendosi të marri pjesë në zgjedhjet e përgjithëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ishte ky një akt i qëlluar dhe në momentin e duhur. Sepse gjërat nuk shkonin mirë në skenën politike, lipsej nevoja për një gjak të ri politikë. Por kur ajo vendosi  për pjesë-marrje në zgjedhje, shumë kush e merrta këtë si hap të gabuar, kishte edhe të atillë që e nën-qmonin me fjalët më vulgare, njëri prej të shumtëve ishte edhe Dugagjin Gorani tanimë i njohur si Dugi, për sqarim Dugi në Serbi është emër përkdhelës . As kjo nuk ishte boll, madje me tallje, thonin se LVV nuk do ta kaloi as pragun zgjedhor.

Në zgjedhjet e vitit 2010 LVV kishte dalur e treta, dhe ishte befasia më e këndëshme politike në atë kohë. Po në at vit si subjekt politik kishte marrur pjesë edhe Feri i udhëhequr nga Shpend Ahmeti, me ç’rast nuk e kishin kaluar as pragun zgjedhor. Si pasoj e këti rezultati të dobët Feri merr një katandisje deri në shpartallim. Ky shpartallim rezultoi me kalimin e ish liderit të tyre Shpend Ahmetit në LVV me disa të tjerë si Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili, Faton Topalli …..  Me hyrjen e tyre, LVV-ja bëri potez jo të mirë në Shah,sepse shahistit të keç më së tepërmi i pengojnë figurat e veta, tamam si rasti aktual. Katandisja e Ferit nuk kishte të ndalur, sepse personi nr2 i këti subjekti politik ishte Ilir Deda i cili në një program “Oksygen” në KTV ishte shprehur për Shpend Ametin: “ka bërë gjest tradhtie”. Dhe pikërisht më vonë po ky Ilir Deda duke shëtitur nëpër parti politike si LDK, kishte vendosur edhe ai të hyj në LVV. Mirëpo, edhe ky e gjenë veten për së mbari duke u futur në kuvend si deputet.

Që nga viti 2010 LVV rritej gjithnjë e më shumë, bëhej gjithnjë e më atraktive, sidomos tek  mosha e re. Dhe pikërisht këtu qëndron strategjia e Albin Kurtit i cili e vërejti se gjeneratat e vjetëra vështirë i ndrrojnë ideologjitë e tyre. Duhët cekur se në shtetet jo-demokratike rinia është ajo që i sjellë ndryshimet. Po ashtu në shtetet ku keç-qeverisët kryeqyteti është ai që i paralajmëron ndryshimet, si psh: në Zagreb, Beograd, Podgoricë por rasti mi i ndritëshëm ishte ai në Tiranë kur Edi Rama për 16 vite e shpëton kryeqytetin nga këthetrat e Sali Berishës. Me tërë kuptimin e fjalës Albini Kurti kulminacionin politik e bëri kur e emëroi Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës, me ç’rastë i dha fund degjenerimit të Prishtinës nga LDK-ja e Isa Mustafës i cili e betonizoi kryeqytetin duke e shëndërruar në gërmadha të egërsisë ndërtimore.

Rritja rapide e VV-ës nuk i konvenonte as-pak faktorit politik,sepse ata ishin akomoduar në korrupsion me lartësin më të madhe kontinent, dhe në koordinim me ambasadat e huaja e filluan një politikë perfide, me të vetmin qëllim ta përqajnë VV-ën nga brenda. Nuk ishte as-pak e vështirë të gjenden këta njerëz, ata ishin të Ferit të cilët kishin hyrë në VV si “Kali i Drurit” me ushtarë që kishte hyrë në brenda në kala për ta mposhtur. Por ky kali i Ferit ishte ndërtuar nga druri i kualitetit të dobët si Plepi nga Fisnik Ismaili, Dardan Sejdiu , nga Shelgu i Faton Topallit. Për drunjë shpesh përdorët një fjalë e urtë: “pranë të thatit, digjët edhe i njomi”. Ky grup “famoz” i ardhur nga Feri të lidhur ngusht me kompaninë Devolli të cilët kanë bërë pasuri galopante se në çfarë mënyre le të jetë në ndërgjegjën e tyre. Filluan ti përqajnë ata më të afërmit e Albin Kurtit si Dardan Molliqaj të cilin vet Albini e ka afirmu, Aida Dërgutin e cila e para ia shpalosi erën kësaj përqarje më origjinë të dyshimtë, pastaj Visari Ymeri të cilin vet Albin Kurti e afirmon duke e kandiduar si lider. Kurse këtë të mirë Visar Ymeri ia kthen mu si Isa Mustafa Fatmir Sejdiut “thikë pas shpine”. Por Visar Ymeri akoma më keq pretendon se krejt rritja është bërë ai kur kur ishte lider. Por Visar Ymeri harron se Albin Kurti ishte më i votuari në Kosovë, gjesti i tij i fundit tejet naiv të kujton ato vargjet : “Deshi lepuroshi të bëjë një mrekulli…”, kurse këtij iu rrit mendja.

Por sfida kryesore në VV do të jetë në duart e Shpend Ahmeti, i cili krejtë afirmimin e tij politik e arriti pikërisht në këtë parti. Disa deputet të VV-ës para këtyre zgjedhjeve iu kishin drejtuar Albin Kurtit që të mos kandidoi për kryeministër sepse do mbetësh i vetmuar si Adem Demaqi, vërtetë këta njerëz ose janë të krisur si druri i çarë ose mentalisht nuk janë në vehte. Qëllimi i tyre ishte që Shpend Ahmeti ta përgadisnin për kryeministër me t’vërtet njerëz të çmendur, kur dihët se Shpend Ahmeti në zgjedhjet e përgjithëshme as që e kishte kaluar pragun zgjedhor. Sh. Ahmeti mbi supet e veta ka një përgjegjësi historike: o të rreshtohët nga VV-ja prej nga e fitoi garën në Prishtinë për një fije floku, ose ti kthehet kalit të drurit dhe të shkelë në drrasë të kalbur.

Kontrolloni gjithashtu

Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka (1919-1946)

Astrit Çipini: Rrëfehen kriminelët, vrasësit e Ndrec Ndue Gjokës, Bardhok Bibës…

Ndrec Ndue Gjoka, ishte një njeri plot ëndrra për të hapur shkolla e për të ...