Masakra e Dubravës

Organet e sigurisë në vend, nuk i kanë listat me emrat e serbëve që kanë kryer krime lufte në Kosovë

Organet e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk posedojnë asnjë listë të plotë  lidhur me emrat e serbëve të dyshuar, për kryerjen e krimeve në Kosovë, gjatë periudhës së luftës në vitet, 1998-99. Një listë të tillë të ushtarakëve apo personave të armatosur, për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrime të popullatës civile, pushkatime, therje dhe dhunimin e femrave, e posedon vetëm Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit,  i cili do të duhej të kishte për detyrë edhe ndjekjen e tyre. Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka konfirmuar për mediet se EULEX-i është i vetmi institucion që i disponon  emrat e të dyshuarve, të cilët kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës mbi popullatën shqiptare. Policia e Kosovës nuk ka asnjë listë të vetme. Megjithatë, Rexha thotë se janë disa zyrtarë të Policisë  të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njësisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …