Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Osmani: Tashmë është vonë që të propozohem nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës

Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është vonë, që ajo të propozohet nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës. Edhe pse shihet në opinion si e vetmja që mund t’i dal ballë Shpend Ahmetit, Osmani tha se kjo çështje tashmë ka përfunduar. “Deri më tani nuk jam kontaktuar nga lidershipi i partisë për të diskutuar për këtë çështje, dhe tanimë unë e shoh këtë si tepër vonë”, tha ajo. E rizgjedhur prapë për deputete, Osmani tha se njerëzit e votuar nga elektorati, duhet të jenë vendimmarrëse brenda partisë që përfaqëson. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se vendi mund të shkoj në një krizë si ajo e vitit 2014, deri sa akuzoi Kryetarin se po ia bënë argatin, koalicionit PAN. Ajo edhe një herë, bëri me dije se nuk do ta votojnë mandatarin për krijimin e qeverisë nga PAN, por as kandidatin për kryetar Kuvendi, nëse është ish-kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …