Partitë opozitare

Përfaqësuesit e opozitës tregohen të vendosur në kundërshtimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Përfaqësuesit e partive opozitare u treguan të  vendosur në kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin. Ata mbështesin qëndrimin se Marrëveshja në formën aktuale nuk do të kalojë, sepse kështu dëmtohet integriteti territorial i vendit. Deputetja nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se së bashku me AAK-në dhe “Nismën” do t’i bashkërendojnë veprimet. Ne do të marrim pjesë në Kuvend nëse Qeveria e sjell këtë, por do ka kundërshtojmë ashtu sikur deri tani. Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka garantuar që Marrëveshja nuk do të kalojë. “Të gjithë njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi i garantojmë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet. Kosova dhe territori i saj janë si kurrë më të sigurta, sepse tashmë këtë e ka parasysh edhe sovrani, populli. Lekaj ka akuzuar Qeverinë se nuk po kujdeset që të ruajë as sovranitetin e as integritetin territorial.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …