leoni

Përfundoi festivali “Hasi jehon 2017”

Përfundoi festivali “Hasi jehon 2017”

Në natën e tretë në festivalin Hasi jehon u paraqitën  5 Shoqëri Kulturore  Artistike, ndërsa mbylljen e bëri ShKA Malësori”. Derisa u parqit në skenë ShKA “Malësori juria në përbërje Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Hysen Dida vendosën për çmimet tradicionale të festivalit “Hasi jehon”. “Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Dilaver Kryeziu kryetar i jurisë

Juria i ndau këto çmime:

Çmimi e parë “Malësori” juria ia ndau  Ansamblit “Mati” nga Bureli

Çmimi i dytë “Malësorja” iu nda ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova

Çmimi i tretë “Lahuta” sipas jurisë iu takoi ShKA “Januz Ramadani” nga  Smira dhe Ansamblit “Rugova” nga Peja

Çmimi “Nazmije Tota iu nda trios së këngëtareve nga Mati

Valltari më i dalluar u vlerësua  Muhamet Sinani  i ShKA  “Bresana” nga Bresana

Valltarja më e mirë Elizabeta Zeneli nga ShKA “Prishtina”

Dyshja më e mirë e valltareve Vjollca Hajrullau dhe Ermira Sheta nga Krumë e Hasit

Koreografia më e mirë u shpall ajo e koreografit Mehmet Xhemajli nga ShKA “Prishtina”

Loja më e mirë popullore ShKA “Katarina Josipi”

Kostumet ShKA “Rapsha” nga Tuzi

Rituali më objektiv iu nda Ansamblit Muharrem e Xhevat Qenaj nga Ramaja

Cmimi rapsodi më i mirë I festivalit iu nda raspodes Xhevrije Vataj

Grupi I rapsodëve më të mirë Hamit Kastrati e Përparim Brati nga Hasi i Shqipërisë

Orkestra më e mire ShKA “Shote Galica” nga Drenasi

Instrumentisti më i dalluar klarinetisti nga Kavaja.

Krejt në fund drejtori i festivalit Haziz Hodaj  e  falënderoi publikun “Juria ndau çmimet për Ansamblet ndërsa unë them se  çmimi i parë si zakonisht ju takon juve që e përcillni me kujdes paraqitjen e çdo grupi. Mirupafshim në vitin e ardhshëm” tha Hodaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …