Pjesëtarët e Sigurimit kanë larguar nga Salla e Kuvendit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Pjesëtarët e Sigurimit kanë larguar nga Salla e Kuvendit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Me qëllim për të votuar papengueshëm demarkacionin e kufitar të Kosovës me Malin e Zi, pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit janë urdhëruar të largojnë nga Salla edhe pjesën e mbetur të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e Vetëvendosjes, në mesin e të cilëve edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, janë larguar nga salla  pa  përdorim të dhunës. Deputetët të cilët  gjuajtën katër herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke pamundësuar mbajtjen e seancës për Demarkacionin, u nxorën jashtë nga Policia e Kosovës, ndërsa janë arrestuar: Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba. Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar edhe deputetët: Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …