Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Partia e “Xhemijetit” në Shqipërinë kontinentale krijoi historinë kombëtare

KONGRESET E XHEMJETIT 19191924

Nga Kongresi i Berlinit (1878) në Evropë do të krijohet filozofia gjeostrategjike e mbuluar me ideologji të tipit ‘kryqzatë” 1+1+1= (anti Islamanti turk+pro ortodoks)që u reflektua në të gjitha rriedhat e fatit të popullit shqiptar, për një shekull. Mbi këtë filozofi ideologjike, do të krijohet fallanga ushtrako politike ballkanike ortodokese, me qëllim, për t` i përligjur të “drejtat” e coptimit të tokave që pjesërishtë (ose në tërësi) identifikoheshin si vende “proislame-proturke” e që kryesishtë ishin troje shqiptare. Mbi këtë politikë imperialsite, masoneria evropiane, e gjashtë Fuqive të saj, do t` i regrutojë gjatë janarit-tetorit 1912, oficerët më fanatik (620 oficerë të lartë evropianë) për ta larguar Perandorinë Turke nga toka e Evropës. Kështu Evropa i doli karh luftës së “shejnët ortodokse” kryqzatë të Aleancës Ballkanike më 1912.

Si rezultat i filozofisë 1+1+1, Konferenca e Londërs (1913), e ligjësoi okupimin e tokave të huaja e jo “çlirimin” siç propogandohej, si e “drejtë legale”, sidomos mbi tokat shqiptare, të cilat u coptuan pa mëshirë. Lidhur me këtë EduardGrei (Ministër i Jashtëm britanik), do të deklaroi  më 17 prill 1913: “Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (verior) të Shqipërisë u arrit pas një përpiekje diplomtike të gjatë e të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t` i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumë bisedimesh) Gjakova të LIHEN jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje le një pjesë të madhe territori për t` u ndarë midis Serbisë e Malit Zi, si fryt i fitores së tyre. Arritja e kësaj marrëveshje ishte esenciale për PAQEN në Evropë dhe, sipas mendimit tim, ajo u arrit në kohën e duhur për të ruajtur paqen midis Fuqive të Mëdha”. Se çfar paqe u arrit tregon fillimi i Luftës Botërore (1914-1918), pikërishtëna ato shtete (Serbia dhe AustroHungraia më 28 korrik 1914), sepse donin zgjërime të reja. Nuk ishin të knaqura me grabitjet e tokave fqinje. Për këtë zgjërim, shiqoni dokumentin SEKRET nga 28 VI 1881 në mes Wjenës dhe Beogradit, neni VII. Obligohet Beogradi, mos ta pengojë Wjenën në ANEKSIMIN e Bosnjesdhe Hercegovinës, fakt ky që ndodhi më 1908. Obligohet Wjena që mos ta PENGOJE Serbinë të zgjërohet kah Vilajeti i Kosovës dhe Manastirit (neni VII i Konventës sekrete 28 VI 1881), që i okupoi më 1912. Për këtë shiqo: H. Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, I Prishtinë 2003, f.28.- “Tajna Konvencija 1881”, fototip në origjinal. Orekset imperialiste ato shtete që kanë grabitë toka të huaja edhe sot nuk i refuzojnë mundësitë! Këto fakte thuej se me qëllim po harrohen se kush ishin shkaktuesit e luftave dhe tragjedive dje, nga ata që ëndrronin ëndrra mesjetare! Opinioni ynë nuk don me asnjë çmim ta pranojë se kur e çliruan kryengritësit shqiptarë Kosovën dhe kryeqyetin e saj Shkupin, më 26 gusht 1912, aty do të vijnë TRE përfaqsues të Fuqive (FranceziAustriaku dhe Rusi) dhe ia komunkuan Hasan Prishtinës tekstualisht: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka”!. Hasan Prishtina dhe ndihmësit e tij, me lot në sy do të urdhërojnë demobilizimin. Eshtë rrenë mesjetare turkoshake, se Isa Boletini kinse kishte “kërkuar marrshim deri në Selanik, për ta liruar Sulltanin”. Isa nuk e kishte asnjë mundësi për ta penguar Hasan Prishtinën që ta shpallë pavarësinë në Shkup. Por këtë fuqi dhe mundësi e kishin gjashtë Fuqitëevropiane, të cilat folën në Shkup me një zë (Anglia, Franca, Gjermania, AustroHungaria, Italia dhe Rusia). Tani shtrohet pyetja: Pse pati ndryshim të kufijëve në favor të Aleancës Ostodokse Ballkanike në nëntor 1912 dhe këto fuqi jo që reaguan por e ndihmuan me armatim, oficerë të lartë dhe me diplomaci perfide, në Londër duke krijuar kufijë STRATEGJIK në favor të Serbisë, Malit dhe Greqisë. Dihen faktet pra. Madje është bërë e njohur pjesëmarrja e 620ificerëve të lartë evropian, në cilësinë e instruktorëve në armatat e Aleancës Ballkanike. Madje tani dihet se në “Luftën e Kumanovës ka koamduar një oficer i lartë gjerman (Gjenrali Henri), e jo oficerët serbianë. (Shiqo:Kosta JezdiqNarod i drzhavnici  Serbije, Beograd 1913strogo pov. F.7, i botuar për nevoja diplomatike në 10 ekzamplarë!).

Në Luftën e Parë Botërore murën pjesë 36 shtete në një siperfaqe prej 4 milionë kilometra katror; në luftime marrin pjesë mbi 1 miliardë banorë, mobilizohen 70 milionë ushtarë, vritën 11, diku shkohet në 26 milionë, plagosen 21 milionë ushtarë dhe civilë; marrin pjesë 190 000 avionë, 9000 tanke, 140 000 mjete motorrike. Dëmet e luftës saktësishtë nuk do të dihen kurrë. Ja çfarë PAQE vëndosi E. Grei, pasi që i kishte sakrifikuar gjysmën e trojeveshqiptare, në tavolinat e Konferencës së Londrës më 1913!!!. (A.Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë 2003, f.189; Istorija sveta… f. 542.). Çfarë paqe u arrit pra, me këtë pazar kriminal në Londër më 1913, flasin pasojat e Luftës së Dytë Ballkanike 1913 dhe Luftës së Parë Botërore 1914-1918.

Konferenca e Mësheftë Londrës (26 prill 1915), e përligjësoi filozofinë e “thikës pas shpine” ndaj çdo aleati kur kemi të bëjmë me interesa, duke aneksuar Italia pjesët më strategjike të Adriatikut Lindor. Kështu Italia u vuri thikën shteteve “katoliko-protestante” (AustroHungarisë dhe Gjermanisë), të cilat e humbën luftën para forcës së një Gjysëm Antante (Francë+Angli), sepse më 17 tetor 1917, Rusia ndryshoi kursin ideologjik dhe i mbylli pazaret duke favorizuar SHBA-të, të cilat hynë në Luftë (1917) si borqëli dhe dualën si fitimtar me kamatë të shekullit. Mbi parimet e fitorës së “mileniumit”, do të thirret Konfertenca e Versajit (1919), si aeropagu më kriminal në histori, që për fatin e tokave shqiptare u bë prap pazari më tragjik deri atëherë, duke lënë të okupuar tërë Shqipërinë Kontinentale, nën okupimin e Mbretrisë imperilae SHS.(B. Parimet mbi të cilat u thirr Konferenca e Versajit 1919 në:DASIP. B. Arbnasi i Konferencia Mira u Versaju 1919, analizë e paregjistruar-hb).

Si pasojë e paknaqësisë shqiptare për teritorin e okupuar më 1 maj 1918, në Shkodër do të themelohet KMKK, për ta vazhduar luftën aty ku e “lanë” Kryengritjet e Mëdha Nacionalçlirimtare Shqiptare antiturke 1908-1912, duke mos pranuar okupimet dhe coptimet e shembullit të E. Greit e kompanisë më 1913. Në këto rrethana, do të themelohet edhe Partia politike Shqiptare, duke e përfshi pjesën ma të madhe të Shqipërisë Kontinentale (pa Çamërinë e plagosur rëndë), sipas mjegullave religjioze krishtero-islame, prap me pazare, (Dinastia+ N. Pashiqi), duke shfrytëzuar politikën e “mundur” anti islame, anti turke dhe pro ortodokse (1878-1918), për ta lejuar të veprojë legalishtë një parti “rreligjioze”. Mbi të gjitha parti, që nuk guxonte me asnjë çmim të quhet kombëtare (shqiptare),pra të quhet XHEMJET, sepse me këtë faktor një ditë, duhej liruar shqiptarët trevat e veta stërgjyshore. Prap Fuqitë evropiane lejuan që okupatori të vepronte, me kusht që shqiptarët do të shpronësohen, shpërngulen dhe shfarosen.Dokumentet arkivore deshmojnë se për tragjedinë shqiptare kishin njohuri të gjitha Fuqitë evropiane, dhe heshten.

Rreshtimi i ri gjeostrategjik 1919-1941

Por, nga Versaji doli rrreshtimi tjetër gjeostrategjik: anti gjermananti Kominternë dhe Pro Vatikan (1+1+1). Në këto rrethana u lejua Xhemjeti nga N. Pashiqi edhe për faktin, se Mali i Zi (kishte konkordat me Vatikanin nga viti 1864) dhe Serbia që u bë Jugosllavi (kishte konkordat me Vatikanin nga viti 1914), me mundësinë që “kur të forcohet Dinastia në tërë teritorin, Jugosllavia të shndërrohet në shoqëri “homogjene”,dhe tërë shteti një ditë të konverohej në Serbi integrale. Pas një konsolidimi shtetëror parashihej SHKATRRIMI i Xhemjetit të ndodhë, duke i burgosur themeluesit, ose duke e përçarë për brenda dhe duke i vrarë nepër terr, kuptohet edhe nga mercenarët shqiptar. Dhe ky realitet ndodhi më 1924/5, për shumë faktorë që do t` i spjegojnë në fund të këtij studimi filozofiko-politik dhe historiko-shkencor. Në këto rrethana XHEMJETI (BASHKIMI), kishte mundësi të veprojë për pesë vjetë legalisht, vetëm mbi baza fetare “anacionale” shqiptare. Kjo shansë është shfrytëzuar si mundësi historike për realitetin, gjithetnik shqiptar.

 E vërteta, Xhemjeti e ka një parahistori të ndritur. Më 1909 në Stamboll do të themlohet Klubi politik “SHQIPTARI”, që drejtohej nga Ibrahim Temo. Më 1912, ky klub politik do të konvertohet në “BASHKIMI” me qendër në Shkup i drejtuar nga Nexhip Draga. Ndërsa i njejti klub politik më 1915, në Mitrovicë, i drejtuar nga Hasan Prishtina do të emrohet në “SHPETIMI”, për t` u kthyer parap në Shkup më 17 XII 1919, me emër jo shqip “XHEMJET”, i drejtuar nga Nexhip Draga, Qenan Zija dhe Ferat Draga deri më 1925. (C. Hakif Bajrami, Programi kombëtar politik i shqiptarëve më 1992, Prishtinë 1997; Xhemjeti, dorëshkrim 1976.).

****

Pas Luftës Parë Botërore mbi gjysma e trojeve shqiptare mbeten të okupuara nga Mbretoria SKS dhe Greqia. Në trojet e okupura do të lindin dy parti politike kombëtare: Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me seli në Shkodër. Kjo parti u themelua më 1 maj 1918 dhe me asnjë çmim nuk e pranonte okupimit. Përkunrazi, vëndosi me Program që të luftoi me fuqinë e armës për çlirim dhe bashkim me Shqipërinë Bregdetare. 1 (1Arkivi i ShqipërisëKomiteti Mbrojtja Kombëtare Kosovës, Dosja nr. 1; AVIIB. P.17, K.22-Kosovski Komitet, Statut i Program delatnosti). Ndërsa, për herë të parë në histori Shqiptarët nën robërinë e Mbretris SKS do të organizohen në në një parti politike me emrin legal XHEMJET. Por emri ilegal i partisë ishte: “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare (Musliamne) në Jugosllavi”. Ky emër në opinion do të publikohet i denominuar si “XHEMJET”-në përkthim “BSHKIM”. Kjo parti shtrihej nga Sanxhaku, nepër tërë Vilajetine Kosovës dhe gati tërë ish Vilajetrin e Manastirit. Ishte pra partia më e madhe shqiptare, duke përfshirë tërë Shqipërinë Kontinentale nën robërin e Mbretërisë SKS.

KONGRESI I PARE I XHEMJETIT 1919

Xhemjeti do të themelohet në Kongresin e Parë më 17 XII 1919 në Shkup (Kryeqytet i Vilajetit Kosovës), në prani të 64 delgatëve nga të gjitha rrethet adminstrativo-teritoriale shqiptare. E vërteta, “Xhemjeti”, do të mbetet partia ma e madhe në hostori, që i përfshinte të gjitha viset e robëruara shqiptare nën M. SKS. 2. (2.Hakif Bajrami, Kongresi i Parë i Xhemjetit, 17 XII 1919, Shkup,f.1-128, dorëshkrim nga viti 1977). Kongresi aprovoi Statutin dhe Programin. Me Statut, Xhemjeti shtrihej në çdo cep ku banonin shqiptarët nën Jugosllavinë. Partia i kishte dy instutucione drejtuese: Hejeti FealeKëshilli i Përgjithshëm dhe Hejeti TeftishijeKëshilli Mbikqyrës (Ekzekutiv). Të mendohet se edhe organet drejtuese duhej të kishin merime turqisht, fakt ky që kishte prapavi meskine antishqiptare nga dinastia dhe qeveria SKS, 3.(3.AVIIB. P.17. Osnivaçki Kongres Xhemjeta, prostiranje i unutrashnja organizacija; H. Bajrami, Xhemjeti, orgnaizatë nacionale shqiptare e mjegulluar me qëllim me premisa religjioze; H. Bajrami, Pse Xhemjetin pushteti parafshist i M. SKS e lufton me të gjitha mjete ta quaj parti “turke”, “muslimane”, “Bejlerëve” e denominime tjera të mëvonshme si “boshnjake”, “arnaute”? Dihet, duhej opinionit të jashtëm pushteti donte t` i servojë një popull të tërë si “turmë” anacionale e cila një ditë duhet të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset, për t` u sllavizuar Kosova dhe Manstiri si Toplica 1878).

Pas një diskutimi njëorësh Kryetar i Xhemjetit në Kongresin e Parë, do të zgjidhet Nexhip Draga, ndërsa nënkrytar Sheh Sadedini i Tetovës. Sekretar i Xhemjetit do të zgjidhet Aqif Blyta i Pazarit të Sanxhakut. Me propozimin e Aqif Blytës, Kongresit do të i drejtohet oratori i parë ZIJA Beu (u vetëdeklrua se është me rrënjë i origjinës shqiptare, por më vonë u konvertua në asgjë-hb),nga Ohri duke e praqitur Programin e Xhemjetit, sepse me profesion ishte jurist. Njëherit Kongresit do t` i paraqitën për aprovim këto kërkesa, të cilat Kryesia duhej negociuar me pushtetin: 1. Kërkojmë që psuritë e vakëfeve të cilat janë konfiskuar të kthehen në shfrytëzim drejtuesve të tyre; 2.Kërkojmë që shkollat muslimane të kanë autnomi, ndërsa shteti të ketë të drejtë t` i mbikqyrë; 3.Kërkojmë që fëmjët musliamnë mos të obligohen të bëjnë kryq, në shkollat shtetërore, pasi që shkollat shqipe nuk po na lejohen; 4.Kërkojmë që në zgjedhjet parlamentare dhe komunle, listat zgjedhore të pranohen dhe në emrin tonë vetëm kandidatët muslimanë; 5.Kërkojmë që reforma agrare mos t` i përfshijë vakëfet; 6.Kërkojmë që prona e konfiskuar të paguhet brenda një viti, ndërsa toka t` u takojë vetëm tyre që e punojnë; 7.Kërkojmë që qipçinjët të marrin tokën që është mera e lirë e jo t` u dhurohet kolonistëve sllavë, sepse ata nuk kanë asnjë lidhje me këto troje.Kongresi u deklarua për përpilimin e Programit, i cili nuk do të ketë premisa rreligjioze. Me këtë propozim doli Jusuf Bej Ohri. Për propozimin dhe arsyetimin e Programit ishin të autorizaur: Jusuf Bej Ohri, Kadri Bej, Sali Bej Shkupi, Mithat Shemsiu dhe Tefik Bej Koçani. 4. (4. AJ. S. 14. K. 519-Kongres muslimana na Jugu 1919; H. Bajrami, Pse nuk u lejua emri i shqip i organit “HAK”, për Xhemjetin-shiqo: DASIP. B. Senzhermenski Ugovor o nacionalnim manjinama,10 septembar 1919. Nikolla Pashiqi arriti në Senzhermen të fitojë status mosparnimi për shqiptarë dhe maqedon, neni 9 dhe 10, ku thuhet se ato vise dhe ata popuj që Serbia i ka okupuar para 1 janarit 1913, nuk përfshihen në paragrafet e kësaj Marrveshje ndërkombëtare. Kështu shqiptarët dhe maqedonët mbeten jashtë sistemit te të drejtave në shkollim dhe identitet kombëtar “minoritar”).

Çka parasheh Programi i Xhemjetit

1.Autonomi rreligjioze dhe arsimore për të gjithë muslimanët. Bashkimi i drejtimit fetar në tërë vendin me ligj duke siguruar lidhje me Halifatin.2. Gjykata dhe Sheriati për martesa (kurorëzime) të mbetet çështje familiare dhe trashëguese.3.Ruajtja e Këshillave të vakëfëve dhe mearifëve (krahinave) ; 4.Gjuha kombëtare muslimane  dhe arsimimi religjioz me autonomi shkollore;5. Largimi nga shkollat i lutjeve sipas mënyrës ortodokse dhe rregullimi i librave prej të cilave do të hiqen artikujt me karakter religjioz; 6.Vertetimi i deputetëve muslimnë për Kuvendin Kushtetues, për tërë popullsinë musliamne si dhe organizata e posaçme si pjesë përbërëse e partisë që i takon; 7. Përjashtimi i vakëfeve për shqyrtim ose kompenzim të pronës përkatëse; 8.Përjashtimi nga reforma agrare si dhe pronat e bejlerëve me theks të posaçëm për zgjidhjen e përgjithëshme të çështjes agrare; 9. Kompenzimi i të ardhurave për bejlerët nga ana e çipçinjëve ; 10. Kthimi i pronës në gjendjen e para vitit 1912, që do të thot mos të konsiderohen çipçi ata të cilët prej vitit 1912 ishin nën pushtetin e Serbisë ose armiqëve, pa pajtimin e popullsisë që janë vëndas në pronat e bejlerëve. 5.(5. “MISAO”, Beograd 1920, l. II, f. 461).

Xhemjeti do të veprojë në rrethana politike konfliktuoze ( sepse shqiptarët me Marrëvesjen e Senzhermneit nuk u pranuan si pakicë sepse ishin okupuar para 1 jnarit 1913-hb), deri në kongresin vijues.

Organi i Xhemjetit “HAK”, filloi të dali më 23 shkurt 1920. Pas një pune të bujshme  Kryetar i Xhemjetit Nexip Draga, do të smuret rëndë dhe do të shkojë në Vjenë për sherim. Atje vdes më 1921. Pas një smundje të rëndë të Nexhip Dragës, Xhemjetin e merr në drejtim Ferat Draga më 12 janar 1920. Nën drejtimin  e tij do të përgatitet kongresi vijues i Xhemjetit. 6. (6. H. Bajrami, Kongresi i Dytë i Xhemjetit –Bashkimit dhe përpiekja e Qenan Zijës të krijoi përçarje në parti me hjekësi të Radikalëve).

Partia shqiptare “Xhemjet” i nevoitej Beogradit për t` i bërë oponencë votës që ishte shfaqur nga fillimi si krijesë imperialiste –(Jugosllavisë) në sallonet e Versajit, nga çarqet franceze dhe angleze, që ishin triuamfalistë të Luftës së Parë Botërore. Në këto rrethana, Serbia do të avansohet me forcën diplomatikie dhe ushtarke të tyre, duke u konvertuar në Mbretëri SKS, e cila gradualisht do të luftojë për t` u bërë homogjne dhe integrale. Kështu në vend të nominimit Serbi do të mjegullohet termi Jugosllavi, si “një popull i përbërë prej TRI FISEVE”. 7.(7. Bogumil Hrabak, Reokupacija Kosovskog Viljateta 1918, dorëshkrim i papranuar për botim në “Vranjski Glasnik” 1974; H. Bajrami, Versaji dhe imperializmi francez në ofenzivë mbi tokat shqiptare, punim i lexuar publikisht më 1975, në Novi Sad, i refuzuar për botim!).

KONGRESI I DYTE I XHEMJETIT 1920   

Kongresi i Dytë i Xhemjetit mbahet në Shkup nga 20-26 korrik 1920 me moton; “të gjithë muslimanët e Jugut në një front nacional për të drejta popullore”. Në këtë Kongres do të ndryshojë nominalishtë e tërë strategjia politike e Nexhip Dragës, i cili fizikisht mungonte. Prandaj, para se të filloi punimet Kongresi do ta trasformojë emrine Xhmejtit në “Organizata  Muslimane e Serbisë Jugore të Mbretërisë SKS” e në disa raste kemi të bëjmë edhe me denominim “Xhmjeti i muslimanëve të Maqedonisë dhe Sanxhakut”. Të gjitha pshtjellimet nominative do t` i krijojë Qenan Zija, i cili do të zgjidhet për një kohë të shkurtër edhe drejtues i Xhemjetit. Kuptohet, i tërë dokuemtacioni argumenton se kemi të bëjmë me një puq politik destruktiv, i cili nuk do të ndalet si kahje deri në ndalimin e veprimtarisë politike, fakt ky që e kërkonte Mbreti dhe të gjitha partitë serbiane si në orkestër. 8. (8. “Hak” do të fillojë (26 korrik) të botohet për çdo ditë me germa arabe me gjuhë turke, ndërsa dy herë në javë edhe në gjuhën serbishte. Por me asnjë çmim nuk lejohej nga Nikolla Pashiqi (personalisht) të botohet shqip, ashtu si kërkonte Ferat Draga dhe themluesit e Xhemjetit.).

Kongresi do t` i kushtojë rëndësi zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më28 XI 1920. Kongresit do t` i paraqet pengesa kryemiftiu (Suprem) i M SKS Abdyl Bej Efendia, një serbofil dhe mik i N. Pashiqit dhe Esad Pashës që e kishte shoqëruar ushtrinë serbiane në Krf dhe Selanik.9. (9. B. Hrabak, studimi i cituar, nuk është botuar si i veçant, por është inkorporuar me disa shtrembërime të vet autorit në rrethana të metastazimit fashizmit serbian si libër: XHEMJET,  1994, f. 280). Me gjithë këtë, nga të pranishmit e reshtuar drejtë kombëtarisht në Kongres, u kërkua që shkolla shqipe të pranohet, që reforma agrare t` i përfshijë të gjitha shtresat e shoqërisë. Vemdasëve u kërkua mos t` u grabitet toka e t` u dhurohet kolonistëve sllavë, të cilët armatoseshin dhe me armë i grabitnin tokat e familjeve kaçka dhe atyre që ishin të pasura, krejtë me qëllim që viset shqiptare të sllavizohen. Për këtë qëllim, u tha në Kongres, pushteti po sjellë mercenarë rus dhe sllavë tjerë, të cilët nuk janë bujqë por xhandarë dhe vrasës ordinerë të popullit, e ku po ndihmohen edhe nga ushtria dhe adminstrata. 10. (10. “Hak”, nr. 653; H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f.201,).

Zgjedhjet komunle dhe Xhemjeti

Zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 gusht 1920, do të siellin në trevat e okupuara shqiptare një fenomen të afrimit të Xhemjetit me Partinë Radikale. Ndodhi ky afrim për faktin se Radikalët lejonin më tepër autonomi lokaledhe në këtë fushë shqiptarët e shinin një shansë që sado pak të kyqën në pushtetin i cili zbatohej pa kontroll sepse ende shteti i ri nuk kishte kushtetutë të përbashkët. Shiptrët pr donin një pushtet jo unitr dhe jocentrlist. 11.(11. H. Bajrami, Kosova…f. 181, Në këto rrethn më 1 mars 1919 do të konstituohet Prlamenti i Përkohëshem i Mbretrisë SKS, i cili deri më 28 nëntor 1920 do të mabjë mbledhje në bazë të Kushtetutës serbiane nga viti 1903.).

Zgjedhjet parlamemtare në M SKS më 28 XI 1920

Zgjedhjet parlamentare në viset shqiptare do të mbahen nën kërcnimin se pushteti do të përdorë “shkopin, pushkën, topin dhe zjarrin kundër atyre që i rezistojnë Dinastisë”. Megjithë këtë, shqiptarët do të arrijnë të i zgjedhin deputetë: Ali Shefikun, Haxhi Mustafën, Bejtullah Rexhepagajn, Emin Jasharin, Ismet Karabegun, Mahmut Omerin, Mehmet Alinë, Muhamed Mustafë Shehzadën, Ramush Osmanin, Qamil Jasharin, Qenan Zijën, Hysni Begun dhe Ali Riza Begun. Gjithësejtë ishin zgjedhë 13 deputetë, të cilët do të gjinden para detyrës së komplikuar që ta pranojnë ose jo Kushtetutën. 12.(12. H. Bajrami, Kosova, Prishtinë 1981, f. 197). Në rrethana të pushtetit parafashist, në Parlamentin e konstituar më 29 XII 1920 do të aprovohet “OBZNANA”, me të cilën nuk sulomhen vetëm partitë që nuk ishin “shtetëformuese”, por edhe individët me ndikim politik dhe kombëtar.13. (13. H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f. 193). Në atmosferën politike terrosiste që krijoi “Obznana” për t` u siellë shteti me papërgjegjësi Millorad Draskoviqi, do ta vizitojë në mars 1921: Kaçanikun, Prizrenin, Gjakovën, Prishtinën, Vushtrrin dhe Mitrovicën, duke lëshuar pastaj një ultimatum që të gjithë shqiptarët duhet t` i dorëzojnë armet deri më 10 mars 1921. Aksioni i çarmatimit do të përcillet me mizori nepër të gjitha lokalitet e shqiptarëve. Gjatë këtij aksioni barbar do të vritën 12346persona civilë, do të burgosen 23060 persona, do të rrahën 1635 persona duke mbetur për jetë invalid, do të digjën 6025 shtëpi banimi, do të plaçkitën 10515 shtëpi banimi të shqiptarëve. 14. (14. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizmi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995. F. 96).

SI U APROVUA KUSHTETUTA E VIDOVDANIT 28 VI 1921

Në opinion është krijuar bindja se Xhemjeti ka votuar dhe e ka mundësuar aprovimin e Kushtetutës anatishqiptare e quajtur e Vidovdanit, sepse u aprovua në ditën kur dikur kinse ( më  28 VI1389) kishte ndodhë Lufta e Kosovës. Në fakt dokumentet ma të reja kanë argumentuar se ajo “luftë” nuk ka ndodhë fare, por është fiksuar nga popat dhe propoganda meskine e sulltanëve, sepse u konvenonte që ta mshefin komplotin që i ishte bërë Sulltan Muratit nga të bijtë). Kuvendi legjislativ i M. SKS do të mblidhet më 12 dhjetor 1920, në bazë të një Rregullorje të Përkohëshme,( e aprovuar më 8 dhjetor 1920). Kuvendi legjislativ më 25 janar 1921 e zgjodhi Këshillin Kushtetues prej 42 antarësh. Këshilli u konstitua më 1 shkurt, ndërsa shqyrtimin e çështjes kushtetuese e filloi më 16 shkurt 1921.Afati për ta përpiluar Kushtetutën ishte për 14 ditë punë. 15. (15. H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f. 196). Prej 42 antarëve të Këshillit Kushtetues, 23 votuan pro projektit kushtetues qeveritar, 19 ishin kundër. Lidhur me këtë më 4 mars 1921, Këshilli Kushtetues shqyrtoi projektin e qeverisë dhe aty nuk parashihej që pakicat kombëtare të nominohen si kategori kushtetuese. Në këtë drejtim, më 13 maj 1921 Kushtuta si projekt i Qeverisë u miratua në parim, me 227 vota pro (Radikalët, Demokratët, JMO,Fraksioni i Partisë Fshataare). Ndërsa votuan kundër 93 deputet (PKJ, Klubi Jugosllav me bunjevasit, Klubi Popullor, Socialdemokratët, Socialistët. Xhemjeti, Republikanët, dhe një votë e dr Ante Trubiqit).Pra, Xhemjeti në fillim votoi kundër Kushtetutës së Vidovdnit. Ndërs më vonë e ndryshoi ëndrimin.

Pse Xhemjeti votoi kundër aprovimit parapark të Kushtetutës 28 VI 1921?

Para se të hynin në votimin definitiv, Xhemjeti i prashtroi pesë (5) pika si kusht për ta votuar Kushtetutën e M. SKS. Ato pika ishin: 1. Pronat bujqësore nën 30 hektarë t` u mbesin pronarëve;2. Kur prona e kalon kvotën 30 hektarë, pronarit t` i mbesin 75% të asaj prone, ndërsa 25% t` i nënshtrohet reformës agrare, por ajo sasi e pronës të kompenzohet;3. Prona si tërësi të përkufizohet nga viti 1912; 4. Maskimumi i pronës të pranohet ai që ishte në vitin 1912, duke e përfshirë edhe atë që e kanë grabitë (sllavët) uzurpatorët; 5.Ndarëja e pronaës të mos bëhet në baza fetare dhe kombëtare bujqëve që kanë ardhur nga jashtë shtetit. 16. (16. H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f. 196; “Hak” 3 mars 1921). Në këto rrethana do të fillojnë “pazaret” intenzive me Xhemjetin nga ana e Nikolla Pashiqit. Dhe, Xhemjeti do të hjek dorë nga 4 kërkesat e paraqitura, por do të mbetet vetëm pranë pikës parë (1). Kështu më 28 VI 1921 do të aprovohet Kushtetuta e Vidovdanit me 223 vota pro35 vota kundër dhe 161 vota abstenim. Kësaj radhe tekstin e Kushtetutës e mundësoi për t` u aprovuar vota e 13 deputetëve të Xhemjetit, sepse Radikalët premtonin dhe e kishin futur në nenet e saj autonominë lokalle “si prioritet”. Dhe, duke u gjetur me Kushtetutë shtetërore që e grantonte Dinastinë serbiane, qeveria më 2 gusht 1921 do ta aprovojë “Ligjin mbi mbrojtjen e shtetit”, që ndryshe u quajtë “Ligji i Vdekjes”, duke siguruar popullit serbian konceptin unitarist të shtetit dhe duke vënë në horizont krijimin e një Jugosllavie homogjne dhe Serbia në te të aavansohet në subjekt integral. Ky synim doli në siperfaqe më 6 janar 1929, me suprimimin e Kushtetutës dhe me proklamimin e Mbretrisë Jugosllave, në mënyrë që paralajmëronte se po “krijohej populli jugosllav” e që duhej të ishin serbianët kudo që jetonin në shtet. Me këtë serbët duhej ta kishin primatin, në mënyrë që gradiualisht disa popuj t` i shfarosin (shqiptarët…) dhe disa të tjerë t` i konvettojnë.17. (17. H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f.197; Hak, 3-7 gusht 1921).

KOMGRESI I TRETE I XHEMJETIT 14-18 IV 1922

Kongresi i Tretë i Xhemjetit mbahet më 14-18 IV 1922 në Shkup. Temë kryesore ishte çështja e pengimit të kolonizimit të viseve shiptare me sllv dhe respektimi i një reforme agrare të drejtë. Para se të fillohet me çështjen e arsimit të muslimnëve (shqiptarëve), në Kryesinë e Xhemjetit në Kongres, përpos Ferat Dragës dhe Qenan Zijës do të zgjidhen edhe: Rifat Rushidi i Mitrovicës, Fehmi Gjylbegu i Shkupit, Ismil Kemali i Manastirit, Hysen Hyseni i Prilepit. Njëherit Kongresi do t zgjedhë një Këshillin për arsim ku hynin: Aqif Blyta, Qenan Zija, Bjram Ajvazi, i cili do t` i sjellë abetaret e para në Kosovë nga Tirana. Për herë të parë shumë antarë jo vetëm të Kryesisë do të fillojnë t` i mësojnë germat e alfabetit kombëtar edhe pse ishin persona me fakultet. Në vijim do të diskutohet për pacenueshmerinë e banesës, lirinë e lëvizjes dhe tregtisë,për kthimin e të gjithë muhaxherëve në pronat  e veta si dhe hynë në konkluza se “kolonistët sllavë nuk po meren me bujqësi”. Ky konstatim shkakktoi “bombë” në shtypin opozitar jugosllavë dhe botëror. Në fund do të diskutohet dhe programohet që Xhemjetit të mirret me çështje sociale (me çështjen e varfërisë së 85% të antarësisë). Me ropozimin e Ferat Dragës (që ishte kooptuar në Kryesi), do të aprovohet një dokuement që kishte për bazë sigurimin e të derjtave elementare për qytetarët msulimanë në viset jugore, sepse shqiptarët po ndiqeshin dhe po internoheshin për asgjë, por faji ishte vetëm i llojit, pse ishin shqiptar.18. (18. Hak 1-16 XII 1922; KMKK, D.2, d. 708045; H. Bajrami, v. cit. f. 201). Në fund të vitit  Nikolla Pashiqi duke mednuar se është forcuar politikishtë, më 16 XII 1922, do t` i shpallë zgjedhjet parlamemtare për 18 mars 1923. Kongresi shplosi një strategji politike që krijoi famë në komb, por jo njohje që të frymojë shqip sepse pushteti po e pengonte me çdo mjet. 19. (19. H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 1981, f. 202).

KONGRESI I KATERT I XHEMJETIT 20-29 JNAR 1923

Kongresi i Katërt i Xhemjetit mbahet më 20-29 janar 1923 në Shkup, si gjithëherë në Hotelin KOPAK (Kafja Pallas) në praninë e 100 delgatëve. Kongresin  e hapi Rifat Ruzhdi Aga, kryetar i degës Xhemjetit në Mitrovicë. Fillimin e Kongresit e drejton Qenan Zija, duke siellë një fjalim të shkurtër se çfar kishin biseduar Ferat Draga dhe Q. Zija me Nikolla Pashiqin më 4 janar 1923, në Beograd. Kongresi punën dyditore në fillim, do t` ia kushtojë çështjes pse Xhemjeti e kishte votuar Kushtetutën e Vidovdanit më 28 VI 1920.20. (20. “Hak”, 30 janar 1923; Vidovdanski Ustav 1921 i njihova primena, studim në “Pravda” Sarajevë  më 12 VIII 1921). Në vijim do të debatohet për pjesëmarrjen e Xhmjetit në zgjedhjet parlamentare me lsitë të veçantë. Të praanishëmve Qenan Zija si jurist do t` ua përkujtojë të pranishëmve Ligjin Elektoral, të aprovuar më 27 qershor 1922. Lidhur me këtë sipas nenit 70 të Kushtetutës të drejtë vota kishin ata persona që i plotësonin tri (3) kushte: 1. Duhej ta kishin shtetësinë e Mbretërisë SKS; 2. Duhej të kishin moshën minimale 21 vjeç; 3. Duhje kandidati të jetë mashkull.Të gjithë zgjedhësit kishin të drejtë pasive, në lidhje me kriterin se votuesi duhej të jetë shtetas i M. SKS. Të drejtë aktive kishin të gjithë ata shtetas që i kishin mbushur 30 vjet dhe që duhej ta njihnin në të folur dhe të dinin shkrimin serbishtë. 21.(21. Ustav Kraljevine SHS, çlan 70; Izborini sistem Kraljevine SHS, f. 50).

Kongresi u mbajtë në prani të 61 delegatëve. Këshilli i Përgjithëshem ( Hejeti Feale) do të debatojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Për praqitje të Xhemjetit as me radikal e as me demokartë, do të votojë Këshilli i Ekzekutiv (Hejeti Teftishije), duke i kandiduar deputet për seicilin qark administrativ. Siç dihet në zgjedhjet parlamentare më 18 mars 1923, Xhemjeti do t` i fitojë 14 deputetë: Aqif Blyta-Zveçan, Qamil Jashr beu për Tetovë, Qamil Osmani për Shkup, Qenan Zija për Manastir, Dervish Sherkajdiu për Priepole dhe Beranë, Ferat Draga për Rashkë-Zveçan, Xhemjl Agushi për Prishtinë, Halim beg Deralla për Tetovë, Hasan Shukri Mustfa për Shkup, Nazim Gafurri për Prishtinë, Rifat Rushit për Zveçan, Sadedin Rushiti për Manastir , Salih Jusufi për Llap, Shaban Mustafa për Mitrovicë.22. (22. “Hak” 30 mars 1923-me germa arabe: “Fitorja brilante e Xhemjetit”).

Para se të shkohet në zgjedhje Këshilli i Përgjithëshem më 9 shkurt 1923, e boti në Hak një proklamatë ku thuhet: Të luftojmë për zhvillim kulturo-arsimor të musliamnëve në Jug; Të luftojmë për zgjidhje të çështjes agrare, ashtu si kanë vepruar shtetet e civilizuara; Prodhuesit e duhanit ta rrisin prodhimin dhe t` i ndihmohet në kultivim; liria dhe të drjetat e garantuara të respektohen njësoj për të gjithë qytetarët; Anarkia që e favorizon pushteti të xhveshet me fakte para botës nga Klubi i Deputetëve të Xhemjetit në Kuvendin e M SKS. Kongresi për herë të parë do të debatojë për pozitën e shqiptarëve duke akuzuar uzurpimet e pronave të tyre, nga ana e funksionarëve serbianë-malazezë. Kongresi do të debatojë edhe për organizatat terroriste pushtetore si: Bella Ruka, Crna Ruka, N. Odbrana, ORJUNA, SRNAO etj, të cilat ndihmoheshin tinzishtë nga ushtria, kisha dhe xhandarëmira, për likudimin e Lëvizjes armatosur shqiptare, të cilën e drejtonte KMKK, ku fjalën kryesore e kishin: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Elez Isufi, Azem Bejta, Mehmet Kojufi, Vllazrit Bajqinofci, Ramë Vllasa, Iliaz Raçaku, Jusuf Mehaniqi etj. Për herë të parë agjentët e pushtetit që ishin të pranishëm në Kongres, do t` i shkruajnë Ministrisë Punëve të Brendëshme, se kjo organizatë nuk ka ma premisa fetare, por thjesht kombëtare shiptare, që duhet konsideruar si filialë e KMKK. Këto fakte flasin se zanafilla për ndalimin e Xhemjetit ishte nga fundi i vitit 1923, kur publikisht Xhemjeti do të kërkojë më shumë lidhje me Shqipërinë, për ta hapur kapitullin e hapjes së shkollave shqipe, të cilat pushteti i refuzonte me çdo mjet.23. (23. Fjalimi i Ferat Dragës në Parlamentin e M. SKS, në Stenografske Beleshke Narodne Skupshtine Kraljevine SHS, separat; Fjalimi i Ferat Dragës është botuar edhe në Gjuhën shqipe, së pari në: “KOHA DITORE”; Fjalimi i Jovan Magovqeviqit më 30 III 1924: Fjalimi i Aqif Blytës në Parlamentin e MSKS më 30 III 1924 në “S. Beleshke” nr. XXXI).

ZGJEDHJET KOMUNALE NI VISET SHQIPTARE Në GUSHT 1923

dhe reflesionte politike në viset e robëruara

Pjesëmarrja masive e shqiptarëve në zgjedhjet prlamentare dhe fitimi i 14 vendeve në Parlament do ta frigësojë tejmase dinastinë dhe qeverinë e saj. Prandaj, jo vetëm radikalët, por edhe demokratët dhe orgnazatat terroriste serbe me kishën në ball, do të ndërmarrin sulme frontale ndaj zgjedhësve në Qarkun e Kosovës dhe në Qarkun e Zveçanit. Sidomos në Prishtinë, do të komentojë Ferat Draga në interpelancën e tij në Parlament, por edhe në Mitrovicë do të vritën duke shkuar në zgjedhje 26 shqiptarë. Vrasja do të ndodhë për t` i frigësuar zgjedhësit që me fuqinë e votës t` i marrin drejtimet e komunave. Pushteti robërues i kolonizimit dhe synimit të sllavizmit, të shpërnguljes dhe shfarsojes së Shqiptarëve, megjithë atë nuk do t` ia arrij për ta pashitur fuqinë demokratike të popullit, që të mirret pushteti me fuqinë e votës. Populli ishte rreshtuar kështu që nga poshtë-lartë të mirret pushteti në trojet e tyre ku dominonte shumica apsolute shqiptare, edhe pse edhe me fuqinë e armës ishte rreshtuar Lëvizja Nacionalçlirimtare (Kaçake) Shqiptare e drejtuar legalishtë nga Komiteti i Kosovës. Lidhur me këtë, dokumentet e kohës vetetojnë se edhe Xhemjeti i drejtuar nga Ferat Draga, ishte ilegalishtë në anën e Azem e Shotë Galicës, me luftetarë anë e mabnë viseve të robëruara shqiptare.24. (24. Interpelanca e Ferat Dragës, në “Stenografske beleshke Narodne Skupstine, 30 mars 1924; Jovan Magovqeviqi, Replika ndaj fjalimit Ferat Dragës 30 mars 1924; Interpelanca e Aqif Blytës për mizoritë e pushtetit SKS në Krahinën e Sanxhakut, 30 mars 1924-fotokopje te autori nga viti 1976; AJ. S. 14. K. 192-Tajni sastanci ORJUNE za krvave izbore na Jugu”, analizë për përdorim intern, dok. i ëaregjistruar.).

Në rrethana të një fushtate barbare antishqiptare do të mabjet Kongresi vijues i Xhemjetit në Shkup.Kongresi do të mbahet për dy arsye. Së pari më 17 XII 1923 në Gjenevë “Lidhja e Kombeve”, do të debatojë për ÇështjenÇame, dhe sigurishtë falë luftës diplomatike të KMKK dhe Xhemjetit, do të vinte në rend dite në Lidhje të Kombeve edhe Çështja e Peticionit të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Bedri Pejanit. Prandaj jo vetëm Nikolla Pashiqi, por edhe Ahmet Zogolli do të organizojnë likudimin e Avni Rrustemit, që ishte Zë i fuqishëm i vogjlisë dhe shqiptarëve të robëruar, e që mendonte, fliste dhe vepronte ashtu si e këshillonte zëri i ndërgjegjës kombëtare, që t` i dali karh pjesës së robëruar të kombit. Mu për këtë arsye më 20 prill 1924 do të bëhet atentat mbi tribunin e popullit, Avni Rrustemin në Tiranë. Avniu vdiq më 22 prill 1924, për ta ngrituar tërë ndërgjegjën kombëtare kunder tiranisë kudo që vepronte. Për këtë arsye më 25 maj 1924, Bajram Curri me forcat e veta do të marrshojë drejtë Tiranës, për ta siellë në pushtet tribunin dhe intelektualin më famëlartë kombëtar Fan Nolin. 25. (25. DASIP B. “Marmabo”, F. 118- Kombinimet për t` u hakmarr për atentatin ndaj Esat Pashës dhe për të dominuar Serbia në viset e robëruara shqiptare, por edhe për ta kontrolluar me mercenarë pushtetin e Tiranës, Analizë më 18 XII 1924; AVIIB. P. 17. K. 23- Vojni i politiçki uzroci intervencije na Jugu, decembar 1924.).

Ky realitet e mobilizoi pushtetin e Beogradit që t` i hyjë përgatitjes për likudimin edhe të të prijësit të kryengritjes shqiptar, Azem Bejtës, duke e plagosë atë në një luftë frontale me ushtrinë më 15 korrik 1924. Azem Galici vdiq nga palgët më 25 korrik1924, për t` u varrosë 72 metra nën dhe në një shpellë të tokës Kosovës (Drenicë). Varri t tij ishte enigamatik dhe prej tij pushteti e kishte frigën në çdo kohë, deri më 194,1 kur kapitulloi turpërishtë. Pushtetin e Beogradit e frigoi edhe fakti se më 6 tetor 1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve ia njohu Shqipërisë jurisdiksionin mbi Shen Naumin. Ky fakt do ta detyroi Nikolla Pashiqin, i cili Ahmet Zogillit i kishte siguar strehim, që t` i hyjnë një pazari ala Esat Pasha. Qëllimi i atij pazari, për çka Xhemjeti nuk mund të qëndronte iniferent, sidomos Ferat Draga dhe Aqif Blyta, do të mësohet dhe informohet populli i robëruar se Zogolli ishte dakorduar me N. Pashiqin për t` u ndihmuar me ushtri dhe xhandarmëri që të sulmohet pushteti demokratik i Tiranës nga tri drejtime: nga Peshkopia forcat mercenare (12000)  i drejtonte major Leon de Gjilardi, nga Prizreni dhe Luma ku komandonte Ceno Bej Kryeziu me 3000 mercenarë, një skuadër që ishte përgatitur në Podgoricë prej 1400 mercenarëve rusë dhe serbomalazezë, të cilët duhej bllokuar Shkodrën dhe nga Qafë Thana700 mercenarë të drejtuar nga Malo Bushati dhe Salahedin Blomshi. Dokumentet e Xhemjetit zbulojnë se luftimet ma të përgjakëshme mercenaro-shqiptare ishin zhvilluar në Zonën ku koamndonte Ceno Begu me disa oficer serbianë. Me forcat jugosllave (serbiane) në prapavi dhe logjistikë primare, komandonin oficerët e lartë vragellistë, të cilët ishin arratisë nga Rusia më 1918. 26. (26. AJ. S. 14. ‘Arhivalije’-Likudacija kaçaçkih bandi, Elaborat 1924; Strategija povratka Zogollia na presto 1924, Prgram f. 1-29).

Rezultati i zgjedhjeve komunale në gusht 21-23 gusht 1923 deshmoi se Xhemjeti, do të ndalohet shumë shpejtë. Në saje të terrorit shtetëror që i “fitoi” votat me shkop, plumba dhe topa ishte një paralajmërim se pushteti ishte dridhur nga rezultatet zgjedhjeve parlamnetare të 18 III 1923, kur Xhemjeti i fitoi 14 mandate. Në bazë të fakteve që przantohen pas zgjedhjeve të përgjakëshme, del se në Rrethet e: Vishtrrisë radikalët kishin fituar në 9 komuna; në Rrethin e Gjakovës radikalët fitojnë në 6 komuna, 1 fitojnë demokratët dhe 1 radikalo-xhmejti. Në Rrethin e Pejës në 6 komuna fitojnë radikalët, 1 komunë  e fitojnë demokratët. Në Rrethin e Sharrit 14 komuna i fitojnë radikalët dhe 2 komuna i fitojnë demokratët. Në Rrethin e Nerodimës 6 komuna i fitojnë radikalët, 2 komuna i fiton Xhemjeti, 1 demokratët dhe 1 i pavarur. Në Rrethin Mitrovicës 2 komuna i fitojnë radikalët, 6 komuna i fitojnë demokratët. Në Rrethin e Gjilanit të gjitha komunat i fitojnë radikalët, Në Rrethin e LLapit 10 komuna i fitojnë radikalët, 1 komunë e fitojnë demokratët dhe 1 komunë të pavarurit. Në Rrethin e Graçanicës 6 komuna i fitojnë radikalët, 7 komuna i fitojnë demokratët dhe 1 komunë e fiton Xhemjeti. Për këto zgjedhje nuk jipen të dhëna për Rrethin e Drenicës, por në këtë krahinë u emruan me terror përfaqsuesit radikal. Krimet e çdo lloji u manifestuan sidomos në Prishtinë dhe Mitrovëcë, ku sipas “Hak” u vranë 26 deri në 27 zgjedhës shqiptarë. 27. (27.Politika, 21-23 gusht 1923; Fjalimi i Ferat Dragës në Parlament 30 mars 1924; Zgjedhjet e përgjakëshme në Kosovë në AJ. S. 14. K.53;63 dhe 64.).

Kushtet e kthimit të Zogollit në fronin e Tiranës sipas dokumentev serbe

Kushtet me të cilat Ahmet Zogolli u kthye në pushtetin e Tiranës ishin pesë. Ato në hollësi i diskutuan në Sarajevë dhe u finalizuan në Beograd: 1. Ceno Bej Kryeziu të zgjidhet Ministër i Punëve të Brendëshme në Shqipëri; 2. Xhandarmërinë në Shqipëri ta organizojë Mbretëria SKS; 3. T` i jipet koncesion Miniera e Pukës Jugosllavisë, (me qellim që të përcilet prej andej çdo lëvizje në veri të vednit); 4. T` i lejohet një vijë hekurudhore Mbretërisë SKS nga Prizreni e deri në Shëngjin; 5. T` i dhurohet Serbisë Shën Naumi dhe Taraboshi. Lidhur me këtë edhe “vjehrri” i Zogollit që ishte arriatisuar në Romë, do ta bëjë një Pazar të tillë prej 16 pikash (janë botuar në Tiranë në: “Studime Historike” por nuk patën asnjë relevancë sepse Zogolli u shkëput nga Shefqet Verlaci, të cilin nuk donte ta ketë “vieherr”. Pazari është bërë, kuptohet me diplomatët serbianë dhe syrvejuesit italianë. Por këto akodre -pazare dinakëria e Zogollit do t` i relativizojë më 24 janar 1925, me moton; “Hyn  Pazarpor mos u shitsepse nëse shiteshma pazar nuk ka”.! Pas kthimit “triumafal” të Zogollit në pushtetin e Tiranës më 24 dhjetor 1924, nuk do të pranohet asnjë pikë e pazarit me jugosllavët në fillim. Dhe “anija politike dhe shtetërore e Zogollit do të ktheht kah Roma, së pari në diskrecion e pastaj publikisht. Kështu, së pari do të likudohet Elez Isufi më 28 XII 1924, për ta pasur “rahatinë në Shqipërinë e Mesme e sidomos në Dibër”. Çështja e pacifikimit të Kosovës do të mbete sipas Zogollit dhe Pashiqit, si detyrë ekskluzive serbiane. Në këtë “pazar” hynte edhe rroli i dyfishtë politik i Ceno Bej Kryeziut, me të cilin “princi i Matit nuk donte të mirret me njëherë, por në vijim. 28. (28. AVIIB. P. 17. K. 23, Vojni, politiçki i strategiski uzroci intervencije u Albaniji, da bi Kosovsko pitanje bilo u treçem planu u Drushtvu Naroda u Zhenevi 1924).

 Në këtë projekt marrin pjesë 6 oficerë të lartë. Merr pjesë edhe Vasa Qubrilloviqi dhe një politikan deputet i quajtur Jovan Magovqeviq, por edhe Komesari i jashtzakonshëm për Kosovë Mihajlo Ceroviq. Madje ishin aktiv edhe Tomë Popoviqi, Punisha Raçiqi dhe Miliq Krsta.29 (29; Shiqo edhe:dr. Jusuf Osmani, Si u vra Ceno Begu në Pragë më 1928; Kush ishte Anton Beça dhe Akibiad Bebi e kush Shefqet Verlaci në: AVIIB. P. 17. K. 619-“Biografijealbanskih përvaka, 1929”.).

KONGRESI I PESTE I XHEMJETIT 25 VI 1924

Kongresi i Pestë i Xhemjetit mbahet më 25 VI 1924 në Shkup në praninë e 500 delegatëve. Edhe ky kongres e kishte frigësuar tejmase pushtetin e: kampeve të përqëndrimit, diegëjeve të lokaliteteve, shpronsimit të pronave shqqiptare, shpërnguljes shqiptarëve dhe shfarosjes së shqiptaëve në Anadolli. Prandaj, nga 1 e deri më 14 gusht 1924, me të gjitha mjetet do të ndërmirret për likuidimin e Azem Bejtës dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare që e drejtonte KMKK publikisht  dhe Xhmejti ilegalishtë. Lidhur me këtë fushatë, pushteti do të arrijë që ta përqajë Xhemjetin përbrenda, përmes disa turkoshakëve si Qenan Zijës e disa Xhemjeto-radikalëve tjerë, që i kishin shtri siprancat në të gjitha trevat e Shqipërisë Kontinentale si quhet ilegalisht treva shqiptare nga Ushtria e M. SKS.30. (30. AJ.S. 14. K. 519, Eshtë vrarë Azem Galica gusht 1924).

Në vijim, Qenan Zija do ta akuzojë Hejetin (Këshillin) dhe Hakun, se po mbanin lidhje ilegale me kaçakët e Azem Galicës. Qenan Zijës në Kongres do t` i kundervihet nga Halim Deralla i Tetovës dhe Qamil bej Kumargjiu nga Shkupi. Ferat Dragës në këtë kunderthënje nuk i mbetej rrugë tjetër por të zbulohej dhe ta mabjë krahun e Halim Bej Derallës dhe Qamil Bej Kumargjiut e ku manifesotohet ai qëndrim në: Konkluzat e Kongresit:1.Pranohet puna e Klubit Deputetëve; 2.Konkludohet se përçarja në Xhemjet nuk ka shkaktuar thyerje te antarësia; 3. Kërkohet që Klubi i deputetëve të veprojë i pavarur ;4. Këshilli Kryesor ta përcjellë punën e Klubit të deputetëve se si po e përfaqsojnë popullin në Parlamentin e M SKS. 31. (31. “HAK”, 26 VI 1924; AJ. S. 14, K.101, Valda treba da bude zadnji kongres turaka”-analizë politiko-policore; AVIIB. P. 17, K. 519- “Turci su na kraju svoje atiserpske delatnosti”, analizë nga Shkupi 28 VI 1924).

Pse u ndalua Xhemjeti?

Papritmas më 2 gusht 1924, do të sulmohet papritamas me nxitje të radikalëve publikisht, në shtyp Ferat Draga nga Halim Deralla: “sepse është nën ndikimine Davidoviqit dhe Pribiçeviqit që M. SKS të konvertohet në Republikë”. Ferat Draga këtij sulmi do t` i përgjigjet se “ Nuk jam serb më i madhë se Davidoviqi”!. Me këtë akuzë Xhmejti do të përqahet në dy taborre: në grupacionin politik nacional (F. Draga) dhe në grupacionin politik anacional (Q. Zija). Me këto ndryshime pushtetit të Radikalëve do të i hapet shansa që pas vdekjes së Azem Galicës më 25 korrik 1924; pas kthimit triumfal të Zogollit në Tiranë më 24 dhjetor 1924; pas vrasjes Elez Isufit më 28 Dhjetor 1924, të projektojë likudime tjera të personaliteteve të luftës shqiptare për liri. Në këto rrethana Këshilli i LIdhjes së Kombeve më 6 tetor 1924 ia njeh Shqipërisë Shën Naumin dhe Jugosllavia do të trembet tejmase mos një ditë me iniciativë të XHEMJETIT, çështja e Kosovës do të qitet në rend dite në Gjenevë. Në këto rrethana, do të ndalohetXhemjeti” më 18 XII 1924. Menjëherë do të fillojnë burgimet me moton: “agjentët arnautë kundër Dinastisë” më 27 dhe 28 dhejtor 1924. Më 30 janar 1925 në Shkup do të burgoset Ferat Draga. Ferat Draga do të akuzohet se me prapavi i ka tubuar “muslimanët e tri racave: “racën turkeracën serbe dhe racën shqiptare”. Ferat Draga do të denohet me 101 vjet burg. Burgimi ishte parathënje për mos me marrë Xhmejeti pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 shkurt 1925. 32. (32. AVIIB.P.17. K. 23. “Ili kraj Xhemjeta ili opshti rat sa arnautima 29 XII 1914). Likudimet e personalitetve shqiptare vazhdojnë për ta venë ndalimin e XHEMJETIT në “hie”:

Likudimi Luigj Gurakuqit më 2 mars 1925, likudimi i Bajram Currit  më 29 mars 1925, falja e Shën Naumit Jugosllavisë tregon se Ahmet Zogolli po zbatonte nga pazari i pesë pikëve. Këto fakte e zbulojnë tërë prapavinë krimianle të Dinastisë serbiane, që kishte synim: paralizmin politik të shqiptarëve e pastaj vinte në shprehje shfarosja, duke synuar një Konferencë ndërkombëtare(1926), si ajo e Lozanës 1923, për këmbimin e popullsisë në mes Greqisë dhe Turqisë. Jugsollavia synonte diçka të tillë me Turqinë, qysh më 1926. Për këtë arsye me rastin e TRE vjetorit të Konferencës Lozanës (Turqi-Greqi 1923), M SKS më 1926, do ta shtrojë pyetjen: “Pse edhe në mos ta ndërtojmë një konventë të tillë, pasi që Xhemjeti është i vdekur,  ndërsa KMKK i plagosur nga rregjimi i Zogollit dhe parat tona”?. Bisedimet, herë të heshtura e herë publike serbo-turke, do të zgjasin deri më 11 gusht 1938. Por, Fetrat Draga do t` u qëndroi të gjith apresioneve politike, kishtare, ushtarke dhe policore jugsollaave, duke kërkuar me të gjitha mjetet që të ruhet substanca e popullit shiptar në trojet e veta stërgjyshore. Lidhur me këtë, ai do të konkludojë më 1925: “Aty ku ka shqiptarë, gjithëmonë do të ketë Shqipni, edhe pse zyrtarisht, shumë troje shqiptare, tani quhen ndryshe. Shqipnia Kontinentale do të fitojë. Dhe kur të vdesim, kujdes me varret tona nëse i hapni. Sepse, një dorë do ta gjeni të kthyer kah Snxhku, e dorën tjetër do ta gjeni të kthyer kah Çamëria. Për Kosovën do të përkujdesen: populli, shkolla dhe pushka plotë, të cilat kanë veprue me nji komandë –që siguron fitore!”. 33. (33. AVIIB. P. 17. K.519-Izjave Kenana Zije isledniku MUD-a 1925).

Pas këtij testamenti vizionar, likudimet pas vdekjes N. Pshiqit, do të vazhdojnë: më 1928 vritët nga xhandarmëria serbiane Nazim Gafurri në qender të Prishtinës; Më 1929 vritet nga policia sekrete serbiane Shtjefen Gjeçovi në Zym të Hasit; Më 1931 vritet nga policia sekrete serbiane në Zagreb Milan Shufllaji; më 1933 vritet nga mercenarët e Zogollit dhe Boxha Maksimoviq-Kundakut në Selanik Hasan Prishtina.Për të gjitha këto atentate pistën duhet kërkuar, kur foli hapur Ferat Draga në Parlament më 30 mars 1924. 35. (35. AVIIB. P. 17. K. 519, Ko ih je spreçio i ko je naredjivao ubistva, strogo pov. 1935).

Fjalimi historik i Ferta Dragës në Pralamentine M. SKS më 30 III 1924 është cenzuarar

 dhe nuk është lejuar të botohet i tëri kurrë.

 Ja pjesa që është cenzuruar dhe nuk është botuar kurrë në asnjë gjuhë, pra as në serbishte.  fund shënojmë këtë argument të shprehur nga Ferat Draga në interpelancën e tij më 30 mars 1924, e cila është botuar pjesërisht në “Steograafske Beleshke” dhe ai fjalim citohet pa mabrim. Por, aty është cenzuruar një “detal” që flet shumë se “Xhemjeti” ishte parti politike shqiptare, me emër të lejuar konvertivë të gjuhës turke. Ferat Draga më 30 mars 1924, në interpelancë do të shpërthej pas një provokimi nga Jovan Magovçeviq, malazezo-serbian e shumë të tjerë nga salla e Parlamentit. Aty Ferat Draga, e tha edhe këtë: “…. Unë jam shqiptar i Shqipërisë Vjetër që quhet Kosovë, i fisit Kelmend (Vuthaj), që i ka pasë rrënjët edhe në Toplicë, deri te Nishi, deri më 1878.  Pra unë dhe këta 14 deputetë të Xhemjetit këtu, jemi shqiptar, ma i vjetër se ti (JU) në këto troje. JU sllavët keni ardhur në shekullin e VII-të në pjespët veriore të rriedhës së Danubit. Një kohë keni jetuar si paganë, pa fe, me adete të egra, si njerëz të shpellave. Në fund të shekullit XI keni arritur të stabilizoheni në disa vise të Krahinës së RASES –tani Rashkës, ku tani lidhet edhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Atëbotë të parët tanë arbanas i kishin mbi 1000 vjetë krishtërizëm-religjion të besimit në një zot. Largë jemi Zotëri NE dhe JU, por robëria na ka siellë NEVE, këtu ku jemi sot, në dekadën e tretë të shekullit XX. Lidhur me këtë, duhet të hiqet një dilemë se të 14 (katrëmbdhjetë) deputetët e Xhemjetit, që janë këtu, janë të gjithë shqiptarë prej babe e nëne. Rrënjën e kanë shqiptare dhe le të mos dijnë shkrim e lexim çirilicë si ju kërkoni. Zotëri, seicli prej tyre i flet nga tri gjuhë, e besa me serbishte bëhet katra. E ju këtu gjuhen e juej (serbishten) e flisni me gabime të liga kulturore-civilizuese. Respekt Vuk Karagjiqit.(Aplaudojnë republikanët dhe xhemjetlitë!). Ju serbët, më shumë keni fjalë fyese në fjalorin e juej (JU serbianët pra në të folur-FD), se sa shprehje lavdie e urtie jetësore e njerëzore. Lexoni pak më tepër shtypin evropian,çka thonë për juve.Lexone mikun e JUEJ Arqibad Rajsin, se çka thot për tregtarët e juej në kohën e luftës 1914-1918. Lexone, lexone se çfarë “partiotësh” jeni. PO, tregtarët e juej miellit i vënin edhe disa mile kg. dhe për të grabitë para. Nga salla: “Ndoshta po mendon në ndonjë gjerman, mik të juej nga Wjena!”. Zotëri ju serbianët deri më 1903 më shumë e keni pasë Mbretin në Wjenë se sa në Beograd. Ndoshta për këtë mungesë edhe keni bërë atentat në te dhe familjen Obrenoviq. Ju e keni një mani, deri sa të ju nevoitet një politikë e fetishizoni. Kur nuk ju nevoitet e fyeni dhe e vrani për vdekje. Ashtu jeni siellë me dhëndrrin e Juej kriminaalisitin dhe gazetarin Arqibad Rajs. Ai është këtu ende në Beograd dhe me iniciativë të tijë na është rrëfyer në Klubin e Xhemjetit para disa javësh. Por, Ai është problem i juej. Ndërsa, ne shqiptarët nuk urrejmë asnjë gjuhë, ansjë popull, por e kemi luftuar çdo robëri dhe lufta jonë e Lavdishme e Skenderbeut mbetet për të mësuar seicili komb në tokë, se deri ku i arrinë skajet adhataria. E JU, nga urrejtëja do të plakeni shumë shpejtë. Këtë urrejtje e tregojnë rrudhat e jueja në fytyra, e tregojnë grimasat me të cilat më përcillni me zytë e juej të përgjakur në zgjedhjet komunale në Prishtinë dhe Mitrovicë. Këtë patologji nuk mund ta mshefni. Nuk shtihet kodra në thes si po tentoni duke bërë cinizëm ndaj shqiptarëve në saje të ushtrisë Franceze (1917-1918), që ju ka siellë këtu ku jeni.

Draga mëtej vazhdon: “Ne shqiptarët do të vazhdojmë rrugën tonë, dhe, atë nuk do jeni ju që na e detyroni, sepse këtë fenomen nuk ka arritur të na e imponojë as Osmanlia islamist, as katolicizmi i Wjenës, e askush tjetër. Nga salla: “Keni qenë pushtetarë të tokave 1389-1912?”. Po zotëri, pyetje provikative por përgjegja është katastrofale për juve serbëve, sepse kur erdhën turqit, toka ishte në duar të shumë feudalëve arbanasë, të cilët shumë shpejtë dhe me lehtësi e ndrruan fenë, për t` i raujtur pronat, sepse armiku donte realitet të tillë.”Svako ture (musliman), mozhe vezir biti”; “ E kujtë është feja sunduese, e atij është edhe prona tokësore” ishte moto i Osamnlisë. Në atë shtet 500 vjeqar kanë jetuar dy llojë qytetarësh: “myleti myslimë” (qyetari musliamn) dhe “myleti zëimë” (qutetari i krishter). Nuk ka pra në atë Perandori as arbanas, as serb, as turq etj. E ju, nuk e keni ndrruar fe, sepse nuk keni pasë fe fare që tregonte stabilitet. E pra nuk keni pasë as prona fare si popull me kulturë nomade. Pronat sipas Panta Sreçkoviqit (historian konzervativ serb-FD) dhe Konstantin Jureçekut, ishin të kishës (uniate), dhe të princit apo despotit. Bëri e i nguci kush ato prona denimet ishin drakonike. Ja se çka shkruan Jireçeku i Juej në historinë e Serbisë. “ Më 1330- Nëse një arbanas ose vllëh vetëm thot se ara ose kullosa ishte e tij do të denohet me 500 copë dele”. Reagime të zhurshme, nuk dihet kush reagon!. Draga vijon: më vonë mbretërit dhe cari Juej jetëshkurtër për nëntë vjetë (1346-1355- C. Dushanit-FD.). Shiqone se si është kurorëzuar Car Dushani në Shkup më 1346 si: “Car i serbëvearbanasëve dhe bullgarëve”. Ky fakt lexohet te Spiridon Goçeviqi, të cilin e keni paguar t` ua shkruaj historinë!  Dhe ajo “carevinë” e juej ka zgjatë vetëm 9 (nëntë) vjet, pra deri më 1355. Aty është fundi i carevinës suej, e cila pas kësaj kohe është bërë copë e grimë në princëri miniaturale.

Askush nga princat e juej e besa edhe tanët së bashku, nuk ka dhënë llogari askujtë, deri me instalimin e Osamnlive këtu më 1371 në Maricë; më 1375 në Nish dhe më 1387-1389 në Kosovë. Nga salla: “Mirë e paske mësuar historinë ore pasha i turkut’!. PO zotëri demokatë dhe radikalë, pashë nuk ka pasë fisi im kurrë, ndërsa, historinë e kam lexuar dhe mësuar në dorëshrimine të: J. Tomiqit, O ARBANASIMA, e botuar këtu në Beograd më 1913”; e kam lexuar Tucoviqin ku ai thot se Karagjorgji ishte kelmend, pra baba i tij ka folë në familje shqip. Emrin e vërtetë e ka pasë Pjetri e jo Petroviq. Ndërsa, Karagjorgji e kishte emrin e vërtetë Gjergj. Mu për këtë ia keni prerë kokën dhe ia keni dërguar Sulltanit në Stamboll më 1822 nga princi juej Obrenoviq. E Gjergji i Pjetrit u ngritë në kryengritje më 1804, dhe deri atëherë ku ishi ju, i keni sherbyer Sambollit me pietet. E ne Arbanasit jemi të njohur për 54 kryengritje të mëdha nacionale. Por mos harroni se Sulltanët duke meduar se ju kanë miqë, ua lejojnë shkollat më 1868 në Gjuhën e Vukut në Stamboll e lere ma në Shumadi pa Beograd, e pa viset tjera që i keni marrë me fuqinë e Gjashtë Fuqive në Berlinë më 1878 dhe Londër më 1913.

Dhe më duhet hapur t` Ju them se shqiptarëve nuk ua lejoi sulltani i Stambollit shkollën në katër vilajetet e tyre den baba den: në Kosovë, në Manastir,në Janinë e në Shkodër. Kjo është historia jonë. E prralat e jueja janë kah japin shpirt, sepse u ka dalur boja. Nuk beson ma asksuh përshkrimit nepër manstire dhe qymezeve kangësh me lahutë. Bota po shkollohet e po shehë çdo pjesë të tokës se si jetohet.

 E ne Shqiptarët jetojmë sot, për një jetë të lirë. Merrëni “Radniçke Novine”, punimet e cenzuruara, dhe, do të mësoni kulturë njerëzore tolerante. Madje, e kam lexuar Illaron Ruvarcin, historian, dhe atij nuk kam arsye të mos i besoi. E kam lexuar Kosta Novakoviqin,para se të vi këtu në këtë Parlament, dhe më besoni se prap popullin serb nuk e urrej. Nga salla-mos po doni të bëheni Leninist? Ferat Draga: Jo zotëri as mendja nuk më shkon, por shkoni e i pytni punëtorët e mi në punishtën time në Moistir, se si jam siellë me ta. Aty ka pasë edhe serbianë, jevgë, e shqiptarë kuptohet 85%, por dallim kurrë nuk kam bërë. Unë jam nga natyra socialdemokrat.

Nga salla: “Ti nuk e paske lexuar “OBZNANEN”? Draga. Jo nuk e kam lexuar, por e kam kuptuar nga gjaku i derdhur në rrugët e Prishtinës dhe Mitrovicës gjatë zgjehjeve komuanle, ku venet e kryetarëve të komunave i keni grabitë me forcë. E kam “lexuar” Obznanën, nga shebulli i shtëpive të rrënuara me topa e zjarrë në viset arnaute nga ushtria dhe xhandarmria. Për këtë që e them kam fakte dhe ato i ka botuar organi i Xhemjetit, gazeta “HAK” besnikërisht me titull: “Pokol u Prishtini i Mitrovici 21-22 avgust 1923, Pokol U Dumnici 1924 e me radhë….36 (36. Materiali na është lejuar në “konfidencë” nga arkivistët me sinqeritet të plotë në “A-XXX”.!

Pas mbarimit të seancës në Parlament më 30 mars 1924, Ferat Draga do të skajohet për të bujtë në Klubin e JMO-s të Mehmet Spahos, i shoqëruar nga: Aqif Blyta (Sanxhakut), Nazim Gafurri (Prishtinës) dhe Salih Hoxha (Llapit). Aty do të qëndrojnë deri në ora 22, dhe pastaj nepër terr të natës, do të vëndosen në Klubin e “Hrvatska Selaçka Stranka”, me leje të Stepan Radiqit i cili u vra në Parlament më 1928, pikërisht nga krininelët që bënin krime në Kosovë: Punisha Raçiq dhe Toma Popoviq të shoqëruar nga Miliq Kersta deri në hyrje të Pralmentit sepse nuk ishte deputet. Atë natë (30 mars 1924) Ferat Draga ishte praparë të vritet nga milici i Punisha Raçiqit, i quajtur Miliq Krsta. POr do të pengohet nga Orestie Krstiqi dhe shefi i kabinetit N. Pashiqit. Për shkak se u kuptua më vonë që Draga kishte gjetur strehim te HSS-i kroat, Stepan Radiqi edhe për kundershtime të tjera do të vritet në sallën e Parlamentit më 1928.37. (37. AJ.S. 14, Ostaci “Crne Ruke” nisu unisteni”, Povodom atentata na Kralja Aleksandara u Marseju 1934”. 

Në fund të fundit ky partot (Ferat Draga), ka vdekur natyrshëm më 1944. Por varri i tij është fare i pashënuar dhe pa përkujesje kombëtare, edhe pse është zbuluar kohë më parë nga prof dr Jusuf OSMANI. Kujdes pra shqiptarë, me të kaluarën, sepse nuk na lejohet se gjithëmonë politikanët të kanë vepruar në kushte si janë sot. Të jetojmë në kohën  e tyre, me guximi e tyre. T` i kuptojmë vuajtjet e tyre, sakrificat  e tyre, se si kanë mbijetuar duke bërë edhe oportunizma politkë, por duke krijuar shansa historike të lindë EPOKA e NEOLIFTES (19981999), së cilës i prjnë antifashistët ideologët Hasan Prishtina deri më 1933, Bedri Pejani deri më 1941 dhe 1946: e pse jo  nga 1941-1944-antifashisti Fadil Hoxha; nga ideologu ishekullit në luftë për çlirimine Kosovës: ADEM DEMAÇI 1958-1999; heronjët: Zahir Pajaziti, Salih Çeku, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrofci, Shkelzen e Luan Haradini, Adrian Krasniqi, Tahir SINANI  dhe mbi të gjithë ADEM JASHARIgjithëmonëderi sa  jetojë njeriu-sa të jetojë shqiptari mbi tokë.

  Kumtesë definitive (e lexuar në Shkup Vetëm rezymeja) më 17 XII 2017.

Me respekt për të nderuarin DR Skender ASANI, Drejtor i Instituit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup

I Jueji: prf dr  Hakif Bajrami, Prishtinë 2017

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …