vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Dëshmorët / Sami Nevzad Ukshini (23.12.1978 – 14.5.2001)
Sami Nevzad Ukshini (23.12.1978 - 14.5.2001)

Sami Nevzad Ukshini (23.12.1978 – 14.5.2001)

Fshati Kurexhaj i masivit të Malit të Zi të Shkupit, apo siç njihet në toponomistikën tonë, si Karadaku i Shkupit, është Shqipëria në miniaturë, me dhembjen e krenarinë historike të saj në të gjtiha periudhat kohore.

Kurexhasit sikur edhe bashkëmalësorët e kësaj ane patën fatin që të jenë murana kryesore kur të gjitha dallgët dhe furtunat e grabitçarëve goditnin tokën shqiptare. Prandaj, edhe ishin me të kaliturit që gjithëherë të ndeshen me furinë e goditjeve të fallangave grabitçare kundër Kosovës.

Një paralele identike në mes Kurxhajve e Karadakut në tërësi, e tërheqim edhe në mes Familjës Ukshini nga ky fshat, me të cilën tipizojmë në mënyrë të saktë familjën tipike tradicionale atdhetare shqiptare.

Në të gjitha periudhat historike, prej mbamendjes së trashëguar brez pas brezi, kjo familje u karakterizua me “kryeneqësinë” e saj për mbrojtje e kundërshti të thellë ndaj padrejtësisë, nënshtrimit e përbuzjes .

Fazli Ukshini, së bashku me 17 bashkëmalësorë nga fshati i tij dhe fshatrat përreth u pushkatuan nga hordhitë çetnike serbe, vetëm pse ishin shqiptarë. Ishte kjo masakër e kryer në vendin e quajtur “Lisat e Dervishajve” në Zekbash, në vazhdën e masakrave më të tmerrshme të periudhës së të ashtuquajturës Luftë Nacional-Çlirimtare” të viti 1945. Këtë nuk do ta harrojnë për asnjë çast bijtë e Fazliut, nipat e stërnipat e tij, Samiu e Shabani.

Samiu, sugari i shtëpisë, si fëmijë ishte ndërgjegjësuar për fatin e të parëve të tij, duke u rritur në sofrën e varfër me bukën që babai, vëllezërit dhe të afërmit e tjerë e fitonin nga guri e druri. Ky ndërgjegjësim i tij vihej në pah që në moshë fëmijrore, kur nuk i kishte mbushur ende 13 vjet, si nxënës i shkolllës fillore “Agim Ramadani” të fshatit Zhegër. Ai ishte në mesin e demonstruesve në demostratat popullore kundër rianeksimit të Kosovës nga Serbia, në shkurt të vitit 1990 në fshatin Zhegër.

Samiu, së bashku me një grup të rinjsh u akuzua për sulmin mbi stacionin e policisë në Zhegër. U kërkua disa ditë me radhë, por nuk arritën ta kapin. Që nga ajo kohë ai ishte vazhdimisht në shënjestër, të milicisë së Sërbisë. Duke njohur historikun familjar të Ukshinajve, nga agjentura e UDB-së vazhduan pandërprerë të gjitha format e represionit e maltretimeve, duke u kërkuar armë, në aksionin e viteve 93-95, ku për disa herë u mor në plici vëllai i tij, Fazliu, ku u rrah e u maltretua.

Më 1998, me fillimin e luftës në Drenicë, Samiu, bashkë me vëllain e tij, Nexhmedinin, u rrah brutalisht në stacionin e policisë në Zhegër, meqë tek ata shihnin njerëzit “problematikë”, për shtetin.

Pasi gjendja ekonomike e familjes, edhe ashtu e rëndë, po rëndohej edhe më, duke marrë parasysh dhe represionin e panderprerë të milicisë serbe, Samiu aty kah fundi i vitit 1998, vendos të shkojë me rrugë ilegale në Zvicër, me qëllim që t’i bëhej krah familjes shumanëtarëshe. Në Zvicër, përveç që punon punë të rënda fizike, ai menjëher aktivizohet në aktivitetet e mërgatës së mobilizuar për mbështetjen e luftës së UÇK-së.

Përkundër tërë angazhimit të tij të pakursyer, ai vazhdimisht inisiston që të kthehej në Kosovë për t’u radhitur në vijat e frontit. Atë nuk e ngushëllonte as fakti se tashmë vëllai i tij, Skënderi, ishte pjesëtar i UÇK-së, në malet e Pashtrikut. Duke ia njohur rrethanat, shokët vendosën që ai të kryente obligimet në aktivitetin e tij në mërgatë. Mosprezenca e tij në vijën e zjarrit iu bë plagë dhe mezi gjeti momentin e duhur që atë duf që iu kishte grumbulluar për aq kohë, ta shfrynte në luftën e UÇPMB-së.

Pas dy viteve vendos të braktisë Zvicrën dhe të kthehet në shtëpi, për vetëm tri ditë, duke mos u çmallur as me familjen. U bashkohet radhëve të luftëtarëve të UÇPMB-së. Ishte ky fillimi i janarit 2001. Përgatitja

e tij e jasshtëzakonshme fizike, shkathtësitë e tij e mbi të gjitha, guximi i rrallë bëjnë që ai të marrë detyra delikate, që i kryente me përgjegjësi e përkushtim të jashtëzakonshëm. Kjo bëri që ai të kyçet menjëherë në Njësinë Speciale të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu” të Zonës Operative të Preshevës, që në këtë kohë, bashkë me Komandën e ZOP-it, gjendej në fshatin Maxhere. Cilësitë e larta të tij bëjnë që ai të angazhohet truproje e afërt e stafit komandues të ZOP, përkatësisht e zëvendëskomandantit të UÇPMB-së. Për djalin e axhës së tij, Shabanin-Komandant Terrin, ardhja e Samiut ishte sihariq i madh, sepse iu shtua edhe një shqiponjë njësitit të tij, që quhej “Njësiti i Territ”. Ky njësit ishte bërë tmerr i paparë për forcat serbe. “Njësiti i Territ” nuk priste, por sulmonte, e këto sulme nuk kalonin asnjëherë pa e dërmuar armikun. Ndër betejat më të njohura të kësaj brigade, e që lidhen shumë me luftën e Samiut me shokë, janë Beteja e Shoshajës, zhvilluar prej 24 deri 28 janar 2001 dhe Beteja e Caravajkës, më 26 e 27 mars 2001 .

Shaban Ukshini – Komandant Terri, që në fillet e organizimit të ZOP-it, në tokat e familjës së vet në Kurexhaj, kishte hapur bunkerin për armët dhe municionet që i bartte me shokë, me të cilat do të flakëroj në në këto beteja.

Samiu, meqë ishte pjesëtari më i ri i Njësitit, ishte edhe më i dashuri nga shokët e tij, si Kastriot nga Gjilani, Alkomeni nga Rahovica, Adushi nga Presheva -“Sulltani”, Gani Sadiku etj. Kjo kishte bërë që ta thërrisnin me nofkën Kingji.

Prej 12 deri 14 maj 2001, u zhvillua Beteja e Rahovicës, epopeja më e lavdishme e UÇPMB-së, e cila zë vend të rëndësishëm në historinë më të re të luftës së kombit shqiptar. Samiu, së bashku me shokë, edhe pse në raport forcash, ekstremisht të pabarabarta me armikun, të rrethuar nga të gjitha anët, për dy ditë rresht, nuk lejuan në asnjë moment që forcat serbe të hyjnë në fashatin Rahovicë. Në këto luftime të ashpra plagoset rëndë Shaban Ukshini, e vritet Mitat Musliu. Duke parë se gjendja e Komandant Territ, çdo çast rëndohej, vendosin që ta tërheqin nga zona e luftimeve, duke ditur saktësisht se do të ballafaqoheshin nga afër me forcat serbe.

Dy orë para se të nisej, Samiu me shokë, për tërheqjen e Komandant Territ nga zona e luftimeve, ai vendos të kontaktojë me vëllanë e tij, Skënderin, me telefon, duke e parandi se do të jetë hera e fundit. Meqë nuk arriti të kontaktojë, ai la të falat e fundit te miqtë e tij në Gjilan, me fjalët: “Jemi të rrethuar. Luftën nuk do ta ndalim deri në fund. Çka do që të ndodhë, ju duhet të jeni të fortë. Të fala të gjithëve!”. Samiu nis automjetin me Bardhyl Osmanin – Komandant Deltën, Kastriot Arifin dhe Shaban Ukshinin e plagosur.

Forcat serbe tashmë kishin përgatitur pritën dhe në vendin e quajtur te “Penda e Rahovicës”, pas një lufte të pabarabartë, më 14 maj 2001, bien heroikisht, katër luftëtarët e lirisë. Po atë ditë, me nderimet me të larta, me përcjellje të mijëra bashkëkombasve, e bashkëluftëtarëve, iu dha nderimi madhështor në ndarjen e fundit nga ta. Nderimi për ta do të jetë i përhershëm. Sot, Samiu, Shabani e Kastrioti, prehen të qetë në Alenë e Dëshmorëve të kombit në Gjilan, kurse Bardhyli në Varrezat e Dëshmorve në Preshevë. Emri i tij dhe i Shabanit sot janë të skalitur në Përmendoren e fshatit Kurexhaj, në mes të emrave të të gjithë martirëve të lirisë që dha fshati për lirinë e Kosovës. Samiu la pas vetes prindërit, vëllezër e motra e shumë nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithherë me krenari. Për çdo përvjetor, Karadaku i Gjilanit dhe Rahovica me tërë Kosovën Lindore, përkulen me nder e respekt të thellë, duke kujtuar përherë luftën dhe flijimin për liri e çlirim, të Samiut dhe gjithë dëshmorëve të kësaj ane. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Halil Nezir Meta (20.9.1967 - 22.5.1999)

Halil Nezir Meta (20.9.1967 – 22.5.1999)

Krojmiri, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Halil Metaj, Enver Olluri, ...