Shoqata e Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit“, kërkon nga Policia e Kosovës lirimin e menjëhershëm të udhëheqësve të “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”

Shoqata “Trojet e Arbrit“, kërkon nga Policia e Kosovës lirimin e udhëheqësve të “Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar”

Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit“, ka reaguar me rastin e ndalimit të udhëheqësve të “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”. “Ka disa muaj që persona të panjohur kanë shkatërruar shkronjat në monumentin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Për këtë vandalizëm s’ka pas asnjë reagim as nga policia e Kosovës as nga institucionet përgjegjëse, qoftë për ta bërë dënimin e masakruesve të shkronjave të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, dhe për t’i kapur ata e futur para drejtësisë, qoftë për të bërë rregullimin e shkronjave dhe emrit në mënyrën e duhur nga ana e Institucioneve të Kosovës. Kështu që fillimisht Shoqata “Trojet e Arbrit” falënderon dhe përkrah “Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar”, për marrjen e iniciativës dhe vendosjen e shkronjave në vendin e duhur. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Por, Policia e Kosovës ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për këtë veprim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …