Sot në fshatin Berishë u bë përurimi i shkollës fillore, “Rifat Berisha”

Sot në fshatin Berishë u bë përurimi i shkollës fillore, “Rifat Berisha”

Me aktivitete tematike e kulturore,  sot në fshatin Berishë të komunës së Malishevës u bë përurimi i shkollës së re fillore në këtë  të komunës së Malishevës. Në përurimin e shkollës kanë marrë pjesë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i shkollës, Lulzim Gegaj përfaqësues të familjes së atdhetarit, Rifat Berisha, banorë të fshatit  Berishë dhe të ftuar të tjerë.

Me këtë rast kryetari Ragip Begaj, përshëndeti të pranishmit dhe foli për kontributin që ka dhënë komuna që ai drejton  në ndërtimin e shkollave, meremetimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ai foli edhe për kontributin e dëshmorëve e martirëve të kombit, duke veçuar me këtë rast atdhetarin, Rifat Berisha me të afërmit e tij, i cili kishte rënë për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe. Një fjalë rasti mbajti edhe drejtori i shkollës, Lulzim Gegaj, i cili çmoi rolin e komunës në ndërtimin e kësaj shkolle, Në emër të familjes Berisha të këtij fshati, foli veprimtari,  Besnik Berisha, i cili përshëndeti të pranishmit dhe kontributin që ka dhënë komuna  për shkollën dhe fshatin Berishë, e cila në kohën e luftës së UÇK-së ishte një bazë me rëndësi informative nga  ku kanë emetuar program Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …