vipa
rkl vala loja shperblyese
driloni com
muqa 900
melodia 10 vjet shtet
Fillimi / Lajmet / Syla: Lëvizja kombëtare për pavarësi nuk u ndal asnjëherë deri në kulmimin e saj me UÇK-në
Sabit Syla

Syla: Lëvizja kombëtare për pavarësi nuk u ndal asnjëherë deri në kulmimin e saj me UÇK-në

Duke folur për procesin e pavarësimit të Kosovës dhe luftën çlirimtare, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla ka thënë se lëvizja kombëtare për pavarësi nuk u ndal asnjëherë deri në kulmimin e saj me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vuajtjet e popullit shqiptar të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë kanë filluar shumë herët, me shpërnguljet në Turqi, me masakrat në mbretërinë Serbo – kroato – sllovene, vuajtjet dhe varfërinë në atë kohë, por edhe më herët shpërnguljet nga Sanxhaku. Lëvizja kombëtare nuk u ndal për asnjë momente. Në shekullin 20 kemi pra disa lëvizje kombëtare që me lëvizjen kaçake, pastaj pas përfundimi i Luftës së Dytë luftën e Drenicës, Shaban Polluzhës. Kur u pa se çështja shqiptare nuk u zgjodh drejtë as pas luftës së Dytë Botërore, pasuan lëvizjet tjera kombëtare si demonstratat e vitit 1968 e 1981, ku u tregua se çka po kërkojnë shqiptarët e Kosovës. Lëvizja kombëtare për çlirim kulmoi me paraqitjen e UÇK-së, dhe luftën e saj deri në lirimin e vendit dhe shpalljen e Pavarësisë, ka theksuar drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në kompleksin ‘’Adem Jashari’’ janë mbjelldhur 116 fidanëve, që simbolizojnë shtetet që e kanë njohur Kosovën

Në kompleksin ‘’Adem Jashari’’ janë mbjelldhur 116 fidanëve, që simbolizojnë shtetet që e kanë njohur Kosovën

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar në një postim të tij se ...