leoni

Tomë Gashi

Tomë Gashi: Gjykata Supreme duhet t’i refuzojë pretendimet e atyre që kanë qenë dhe janë kundër UÇK-së

Tomë Gashi, avokati i ish Komandantit të SH të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica II”, duke thënë se ky vendim ka qenë i ndikuar nga politika ndërkombëtare dhe ajo vendore. Ai ka vlerësuar se ky aktgjykim është skandaloz dhe një masakër juridike. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka bërë me dije se pala mbrojtëse nuk do të dorëzohet , por do të ankohet në Gjykatën Supreme. Gashi shpreson se kjo gjykatë, si instanca më e lartë juridike në Kosovë, do të veprojë dhe të punojë në bazë të drejtësisë, e jo t’i deshifrojë dëshirat e atyre që kanë qenë dhe janë kundër UÇK-së. Sipas tij, në fund të rastit “Drenica II” do të fitojë drejtësia, meqë të akuzuarit janë dënuar me vendim politik dhe pa asnjë provë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …