Veseli: Trepça do të ringjallet

Veseli: Trepça do të ringjallet

Krye parlamentari Kadri Veseli, nga horizonti i dhjetë i minierës së Trepçës në Stan Tërg, u ka premtuar minatorëve se ligji për këtë ndërmarrje do të bëhet brenda afatit të përcaktuar me datë 2 nëntor. Ai e ka quajtur të shenjtë Trepçën, derisa ka thënë ligji do të jetë i mirë, dhe se kjo ndërmarrje do të ringjallet e do të hapen vende të reja pune. Premtimin e njëjtë e ka dhënë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Ndërsa menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, Ahmet Tmava, ishte i lumtur me lajmin se ligji do të bëhet, derisa tha edhe ky tha se kjo ndërmarrje me ligjin e ri do të rrisë kapacitet dhe numrin e punëtorëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …