Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Votimi i marrëveshjes për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi do të bëhet sot në orën 11.00

Deri pas mesnatës ka zgjatur debati në punimet seanca e djeshme ku ishte paraparë  votimi  për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Në fund të debatit, pas kërkesës së  kryeministrit Haradinaj që partitë të votojnë për demarkacionin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pajtimin e grupeve parlamentare që votimi i marrëveshjes të bëhet sot në orën 11.00 Për këtë propozim janë pajtuar kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së dhe Nismës. Kundër ka qenë Grupi Parlamentar  i Vetëvendosjes. Edhe grupi i deputetëve të pavarur ka kundërshtuar propozimin. 46 deputetë janë pajtuar  që votimi të bëhet sot në orën 11.00

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …