Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj: Do të bindeni se nuk kam keqpërdor asnjë cent sa kam qenë ministër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj: Do të bindeni se nuk kam keqpërdor asnjë cent sa kam qenë ministër

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj në fjalën e tij përfundimtare në rastin MTPT ku është i akuzuar kryesor tha para Trupit Gjykues se do të binden edhe ata se nuk do ketë asnjë provë që e implikon atë në korrupsion. Këtë proces Limaj e ka krahasuar me romanin “Procesi i Kafkës”, duke thënë se mjegulla e ngritur para shtatë vitesh ndaj personalitetit të tij është hequr.

“Kam thënë  se nga dita e parë se Prokuroria do ta shihni gjatë procesit gjyqësor se nuk ka për të provuar qoftë edhe një cent që është keqpërdorur nga ana ime kur kam qenë ministër. Dhe ja ku jemi tash pas gjithë këtyre ditëve që unë ballafaqohem me këto akuza dhe ku jemi sot. Ju e keni dëgjuar nga 2015 që e kemi filluar procesin i kemi kaluar të gjitha ato prova, i kemi dëgjuar të gjithë ata dëshmitarë dhe dje e kemi dëgjuar fjalën e prokurorit dhe në asnjë shkresë të lëndës në asnjë dokument nga asnjë dëshmitar nuk është thënë qoftë për një cent që është keqpërdorur kur kam qenë ministër. Ju kam thënë juve me bindje me ndërgjegje njerëzore dhe profesionale se zero cent është keqpërdorur kur kam qenë ministër. Unë jam krenar që pas këtyre 2 mijë ditëve kjo që kam thënë unë është provuar”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …