Donald Trump

Zibo Jansen: Kryetari, Donald Trump nuk do të jetë i interesuar për Ballkanin Perëndimor

Politikologu gjerman, Zibo Jansen, ka deklaruar se kryetari amerikan  Donald Trump nuk do të jetë i interesuar për Ballkanin Perëndimor. Jansen beson se në këtë rajon do forcohet roli i Rusisë. Në intervistën për Dojçe Vele, Jansen ka thënë se mendon se Trump do të tërhiqte nga Ballkani dhe atë “do ta shpallë çështje europiane. Marrë para sysh faktin se evropianët nuk janë unikë lidhur me Kosovën s’e kanë njohur të gjithë anëtarët e BE-së, sipas mendimit tim është shumë e qartë se Rusia do të shkojë në atë drejtim dhe atje do të luajë një rol dhe ndikim shumë të fuqishëm. Frika e Kosovës për ndarje me siguri se është e arsyeshme. Shqiptarëve të Kosovës kryetari i Serbisë tërthorazi u është kërcënuar me luftë. Edhe udhëheqja e Kosovës reagoi me retorikë lufte. Shqiptarët e duan krejt Kosovën e serbët nuk duan ta njohin pavarësinë e saj dhe duan pushtet, të paktën në veri të saj. Aty ka shumë potencial për konflikt, ka thënë politikologu gjerman Jansen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …