​Sot do të nderohen dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku

Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestojnë sot në orën 11.00, në Prishtinë

Një grup i ish-luftëtarëve të pakënaqur të UÇK-së nuk po pajtohen me numrin madh të veteranëve të luftës, të shpallur zyrtarisht nga organet qeveritare. Në një njoftim të tyre për mediet ata ftojnë  veteranët e vërtetë të protestojnë sot në orën  11.00, në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë. Duke i parë manipulimet  dhe përfitimet me listat e vetërantve  si dhe manipulimet me invalidë  qe janë duke u bërë,  ftojme te gjithë veterantet, invalidet si dhe te gjithë ata qe ja duan te miren ketij vendi qe te na bashkohen në kërkesat tona për  Pastrimin e listave te veteranëve, njohjen e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimin e komisonit invalidor, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron, kriminelë dhe po jua refuzon njohjen kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidetit. Në njoftim thuhet se për të  gjitha këto të këqia që po ju ndodhin tash e sa vite Veteranëve është faji i Shoqatave dhe njerëzve të korruptuar brenda tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …