leoni

Stafi teknik shëndetësor proteston përsëri sot për mos marrjen e shtesave në paga prej 300 euro

​Stafi teknik shëndetësor proteston përsëri sot për mos marrjen e shtesave në paga prej 300 euro

Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për sot në orën 10:00, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë për realizimin e shtesave në paga prej 300 eurosh. Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Kosovës. Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të auto-ambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani shtesën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …