leoni

Punëtorë Korporatës Energjetike të Kosovës protestojnë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit

​Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestojnë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit

Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë më 3 tetor para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes, e që në Kuvend në shumë raste ka dështuar të kalojë në lexim të parë. Në një njoftim të Sindikatës së re të KEK-ut, bëhet e ditur se protesta do të mbahet me fillim në orën 12:00. “Qëllimi i protestës është: Të lejohet tërheqja e një pjese të trustit pensional”, thuhet në njoftimin për protestë. Qeveria Hoti ka propozuar që në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional. Megjithatë, projektligji s’ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …