Shaqir Totaj

Totaj: Për shkak të situatës politike, PDK-ja mund të jetë fleksibile por ende nuk kemi marr vendim për të hyrë në Qeveri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka treguar se a do të hyjë PDK-ja në qeverinë e Hotit. Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK-ja mund të jetë fleksibile. “Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK-ja të ndryshë kursin”. “Megjithatë mund të them se PDK-ja për shkak të situatës politike, PDK-ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj. Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK-së që t’i bllokojnë proceset.  “Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …