Nesër gjatë tërë ditës punëtorët teknikë që operojnë në disa ministri do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre

Në shtatorin e vitit 2021 pritet të fillojë procesi i regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Kosova do të ketë numër të saktë të banorëve të saj në fund të vitit 2021, ku edhe do të bëhet regjistrimi i popullsisë. Ky proces pritet të fillojë në shtator të vitit 2021, ka bërë të ditur Avni Kastrati, drejtor i statistikave  sociale dhe menaxher i regjistrimit të popullsisë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë të bërë në vitin 2012, Kosova kishte 1.739.825, banorë. Kastrati ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë do të zgjatë një muaj, dhe për këtë do të angazhohen rreth 300 mijë anketues duke përfshirë edhe ata rezervë. “Për dallim nga regjistrimet paraprake që ka qenë dy javë do të jetë një muaj. Do të jenë rreth 3000 duke përfshirë edhe ata rezervë. Përpunimi i të dhënave do të jetë menjëhershëm”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …