Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Liderët serbë nuk kanë ndryshuar dhe se vzhdojnë të udhëhiqen me “mendje gjenocidale”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia ende po udhëhiqet nga “mendje gjenocidale”, duke i reaguar Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Daçiq për një televizion serb ka deklaruar se çfarë duhet t’u bëjnë serbëve që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, se ku janë varrosur shqiptarët në Serbi. Osmani këtë lloj gjuhe të Daçiq e ka quajtuar kërcënim ndaj serbëve, ndërsa ka shtuar se liderët serbë nuk kanë ndryshuar dhe se udhëhiqen me “mendje gjenocidale”. “Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …