Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rregullt për gjendjen e pandemisë në vendin tonë. Nga ky raport mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë evidentuar 1 mijë e 283 raste të reja të infektuara me këtë virus dhe 6 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 4 mijë e 397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187 mijë e 508. Për momentin, numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 26 mijë e 977.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				