OVL e UÇK-së

Më 10 gusht 2017, në 19-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Brigadës 162, Agim Bajrami të Zonës së Kaçanikut

OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik dhe autoritetet e  komunës, më 10 gusht 2017 me aktivitete tematike e përkujtimore, shënojnë  19 vjetorin e rënies heroike të Komandantit, Agim Bajrami dhe  bashkëluftëtarëve: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. 10 gushti shënon edhe ditën e  Dëshmorëve të Brigadës. 162 “Agim Bajrami”,  në Kaçanik. Në orën 10:00 fillojnë vizitat te Monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca në fshatin Gabrricë. Në orën 10:45 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të Dëshmorëve, dhe homazhe te shtatoret e komandantëve: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi si dhe te pllakat e veprimtarëve të çështjes kombëtare” Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka. Në oën  11:30, Akademia përkujtimore, për dëshmorët e Brigadës 162, Agim Bajrami  mbahet në  Pallatin e  Kuturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …