Brickos

Policët e Kosovës që nga dita e sotme do të punojë me orar të zgjatur me nga 12 orë në ditë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Besianë 5 serbë dhe 6 rusë, për kalim të paautorizuar të kufirit

Përmes një komunikate për mediet, Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin e 11 personave të kombësisë serbe e ruse, të dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit. Pas angazhimit dhe masave të marra nga policia, me nxjerrjen e ekipeve patrulluese të kufirit, rreth orës 13:45 janë pikasur dy automjete me targa të Serbisë shumë pranë kufirit. Gjatë kontrollit të tyre, automjete tip Mercedes, janë ndaluar 11 shtetasit e huaj. Mes tyre janë 5 meshkuj (3 serbë e dy rusë) dhe 6 femra (dy serbe dhe 4 ruse), më i vogli prej tyre 15 vjeç (2002) dhe më i madhi 51 vjeç (1966). Ata janë dërguar në stacionin policor të Policisë Kufitare, ku janë marrë në pyetje dhe ka vijuar procedura e mëtejshme siç parashikohet në ligj. Mbi këtë zhvillim janë njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, Oda e avokatëve të Kosovës, si dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …