Sot votohet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë, t drejtë vote kanë 1,937,869 persona

13 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Prej datës 30 gusht deri në mesditën e 8 shtatorit KQZ-ja ka pranuar 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e 6 tetorit. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e diasporës mbeten të zhgënjyer me trajtimin që po u bëhet nga klasa politika kosovare. Ndonëse qindra-mija qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, të drejtën për të votuar në zgjedhjet, që do të mbahen në Kosovë, zakonisht e shfrytëzon një numër jo i kënaqshëm i tyre. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit e diasporës vazhdojnë të mbeten të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet nga ana e institucioneve. Procesi i votimit, siç shprehen ata, do të duhej të bëhej më i lehtë për diasporën, rrjedhimisht qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës t’u mundësohet të votojnë nëpër ambasadat e Kosovës që gjenden në vendet përkatëse. Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të shmangeshin procedurat e stërzgjatura që ekzistojnë aktualisht dhe do të rritej numri i votuesve jashtë Kosovës. Megjithëkëtë, deri dje në mesditë nga diaspora kanë aplikuar 13 mijë qytetarë për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që pritet të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …