130,000 € për dy projekte në komunën e Rahovecit nga granti mbështetës i MZHR-së

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar dy marrëveshje të mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Sipas këtyre marrëveshjeve, MZHR bashkë me Komunën e Rahovecit do të financojnë dy projekte, konkretisht: projektin: “Renovimi i Stacionit të autobusëve dhe kabinave inovative“ në vlerën: 100,000.00 euro, si dhe projektin: “Ndërtimi i rrugës në fshatin Zaqisht“, në vlerën: 30,000.00 euro. Infrastruktura në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti vazhdon të mbetet si njëri nga prioritetet tona investive, ka thënë Latifi. Me të tilla projekte e në bashkëpunim e bashkëfinancim me ministritë, vazhdojmë të punojmë për të mirën dhe zhvillimin e Rahovecit.

Faleminderit MZHR për përkrahjen!

Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit! Është shprehur me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …