16 vjet nga sulmet terroriste që shembën kullat binjake në Nju Jork

Aktivitete përkujtimore në vendin tonë lidhur për 16-vjetorin e sulmeve terroriste që shembën kullat binjake në Nju Jork

Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua pentagoni, ku humben jetën mijëra qytetarë. Në 16-vjetorin e kësaj ngjarje, Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore. Nesër, Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete te shtatorja në sheshin ‘Bill Clinton’  në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’  hapet ekspozita me fotografi që i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001 si  dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …