21 vjet më parë, më 25 gusht të viti 1998 ka rënë trimërisht në Luzhnicë, komandanti, Ismet Jashari, "Kumanova"

19-vjetori i rënies së heroit, Ismet Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tij: Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Habib Zogaj e Afrim Buçaj

Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës është shquar veçanërisht Ismet Jashar Jashari, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit dhe i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Të dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Xhemajli dhe Murati, ishin arrestuar dhe dënuar nga regjimi aktual i kohës, për shkak të përkrahjes së kërkesave të shqiptarëve në Kosovë, të shprehura në demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981. Për shkak të këtyre qëndrimeve politike të familjes së tij, të cilat ishin në kundërshtim me politikën e shtetit të asaj kohe, drejtoria e shkollës së mesme në Kumanovë, Ismetin e largoi nga shkolla. Pas përjashtimit nga kjo shkollë, Ismeti arriti ta vazhdojë shkollimin në Gjimnazin e Preshevës.

Në gusht të vitit 1998, Ismet Jashari përforcon edhe disa pozicione përgjatë relacionit rrugor: Carralevë-Duhël. Ai në bashkëveprim me luftëtarin Jetullah Çarri, i njohur si komandant “Guri”, sulmon njësitet serbe në disa pika strategjike, siç ishin “Shtëpia e Pylltarit”, në Carralevë, pastaj pikën te “Ura e Sahitit” e deri në hyrje të fshatit Belinc. Ka marrë pjesë ofensivën serbe të 25 dhe 26 korrikut të vitit 1998, në Grykë të Llapushnikut dhe në fshatin Zborc afër Grykës së Carralevës. Më 24 dhe 25 gusht të vitit 1998 Ismet Jashari me bashkëluftëtarët e tij, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Habib Zogaj, Afrim Buçaj kanë rënë heroikisht heroikisht në mbrojtje të pozicioneve ushtarake të UÇK-së te “Bajraku i Luzhnicës”, në Rrafshnaltën e Drenicës. Në nderim të vepërs së tij heroike, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut mori emrin, Ismet Jashari-Kumanova dhe që ishte Brigada më e suksesshme gjatë tërë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në mbarim të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …